VIDEO/ Festa me alkool në Pedonale me tifozët e Fejnordit, shqiptari transportohet menjëherë në spital

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2022 | 17:44

VIDEO/ Festa me alkool në Pedonale me tifozët e Fejnordit, shqiptari transportohet menjëherë në spital

Sonte në mbrëmje Shqipëria dhe Tirana mirëpresin për herë të parë një finale të një kompeticioni madhor europian.

ambulanca

Në orën 21:00, Roma dhe Fejnord do të përplasin “brirët” në stadiumin “AIR Albania” për të marrë në shtëpi trofeun e Ligës së Konferencës.

“Panorama Sport” ka siguruar pamjet ekskluzivisht të festës së tifozëve të Fejnordit që janë të inkuadruar në zonën e Galerisë së Arteve në Tiranë, në afërsi të Pedonales së kryeqytetit.

Së fundmi një qytetar shqiptar u ishte bashkuar fansave holandezë, por mesa duket nuk është ndier mirë nga pija e tepërt dhe është transportuar menjëherë në spital teksa merrej me barelë.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"