VIDEO/ Emocione pafund në Jerevan, Duamena i jep barazimin Egnatias kundër Ararat në minutën e 97′
Egnatia ka arritur të marrë një barazim historik kundër Ararat-Armenia në ndeshjen e parë të sasj Europiane me rezultatin 1-1.

Skuadra e Edlir Tetovës u tregua shumë kërkuese duke provuar disa herë me Duamenën dhe Kasën, por ishin të pafat përpara portës.
Në momentin më të mirë të rrogozhinasit, ishin armenët që kaluan në avantazh në minutën e 36’ me mbrojtësin Alemao.
Egnatia provoi sërish dhe gjatë pjesës së dytë, por portieri Ermakov u tregua i saktë për të mbajtur portën e paprekur, deri në minutën e 97’, ku pas një ngatërrese në zonë ishnte Duamena që ndëshkoi armenët.
Kështu Egnatia do të shkojë në ndeshjen e kthimit në Shqipëri me avantazhin e një barazimi në transfertë.
REZULTATI:
ARARAT 1-1 EGNATIA
Alemao 36′ / Duamena 90+7′

KOMENTI LIVE:
90+8′ Mbyllet sfida në Jerevan me një barazim.
90+7′ GOOOOL EGNATIA 1-1/ Memolla provon me një gjuajtje dhe topi ngel aty, më pas godet Duamena duke e çuar në rrjetë.
90′ Akordohen 6 minutan shtesë.
85′ Tre zëvendësime te Ararat. Largohen Serobjan, Hakobjan dhe Eza, në vendet e tyre futen Karlos Perez, Grigorjan dhe Tera
79′ Me karton të verdhë ndëshkohet dhe Aleksi, i cili shkakton një goditje dënimi.
78′ Nondi provon me një gjuajtje nga distanca, e cila shkon jashtë kuadratit.
73′ Zëvendësim te Ararat. Largohet Jene dhe në vendin e tij futet Avanesjan.
72′ Hakobjan shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
65′ Lila shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
64′ Një skemë nga Fernando me Duamenën, me këtë të fundit që godet me të majtën duke u ndalur nga portieri Ermakov.
64′ Zëvendësim te Ararat. Largohet Ambartsumjan dhe në vendin e tij futet Nondi.
63′ Serobjan shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
59′ Tre zëvendësime te Egnatia. Largohen Paulauskas, Fangaj dhe Zejnullai, në vendet e tyre futen Isgandarli, Lila dhe Mëllugja.
57′ Musta lëviz bukur dhe hedh një krosim të ulët me të majtën që ndalet nga portieri Ermakov.
51′ Duamena provon me një gjuajtje nga një kënd i vështirë, por ndërhyrja e portierit i mohoi golin.
46′ Starton pjesa e dytë!
45+2′ Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
40′ Serobjan lëviz bukur dhe provon në hyrje të zonës me të majtën, por Sherri arrin ta ndalë mjaft mirë.
36′ Alemao provon me kokë dhe gjen rrjetën duke mposhtur portierin Sherri dhe mbrojtjen e Egnatias.
35′ Një top ngel në zonën e armenëve dhe Kasa provon me të djtahtën, por Ermakov arrin ta ndalë.
27′ Eza provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, me portierin Sherri që tregohet i vëmendshëm duke e ndalur.
18′ Kasa del i vetëm përballë porteirit, por tentativa e tij me të majtën përfundon jashtë kuadratit.
14′ Kastanheira provon me një gjuajtje fluturimthi nga distanca, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.
11′ Kasa ontrollon mjaft mirë një top në zonë dhe tenton me të majtën, por Ermakov arrin ta ndalë.
9′ Paulauskas lë një top për Duamenën dhe ky i fundit provon me të mjatën, tentativa e të cilit përfundon jashtë.
4′ Alemao merr një top në hyrje të zonës dhe provon me të majtën, por tentiva e ij shkon jashtë kuadratit.
1′ Starton sfida në Jerevan!
FORMACIONET ZYRTARE:
ARARAT: Ermakov, Alemao, Bueno, Sheid, Hakobian, Kastaneira, Muradian, Ambartsumian, Serobian, Jene, Eza
TRAJNER. Vardan Minasjan
EGNATIA: Sherri, Musta, Memolla, Malota, Fangaj, Medeiros, Aleksi, Zejnullai, Duamena, Paulauskas, Kasa
TRAJNER. Edlir Tetova
ARBITËR: Trustin Farrugia Can

PANORAMASPORT.AL













