VIDEO/ Elbasani nuk gabon në shtëpi, tre gola përmbysin Lushnjën dhe rikthejnë kreun e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2024 | 23:57

VIDEO/ Elbasani nuk gabon në shtëpi, tre gola përmbysin Lushnjën dhe rikthejnë kreun e Kategorisë së Parë

Elbasani ka rimarrë kreun e renditjes së Kategorisë së Parë, duke mundur në shtëpi Lushnjën në një ndeshje që e dominoi thuajse plotësisht nga fillimi deri në fund.

bandicam 2024-03-31 19-01-40-747

Edhe pse skuadra mike ishte ajo që goditi e para me anë të Muratit duke gjetur avantazhin, përgjigja e vendasve nuk vonoi dhe pas barazimit me De Melon, kryevepra e Hasanit i solli përmbysjen në shifra që në pjesën e parë.

Goli i Lleshit në fraksionin e dytë të lojës i dha edhe më shumë qetësi ekipit të drejtuar nga Nevil Dede, që krijoi raste të tjera për të shënuar deri në fund të sfidës, por nuk ia doli më të gjente rrugën e rrjetës.

ELBASANI-LUSHNJA 3-1
19′ De Melo, 34′ Hasani, 50′ Lleshi / 15′ Murati

NGJARJET KRYESORE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-1 të Elbasanit.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

90’ Hila niset nga e djathta përsëri dhe jep një asist perfekt për Bobin. Gjuajtja e tij para portierit përfundon jashtë. (VIDEO)

88’ Preknicaj niset drejt zonës, Telushi largon sferën në këndore.

81’ Leru dhe Xherrison largohen nga fusha e lojës. Në vend të tyre aktivizohen Gjyla dhe Henrike.

78’ Kasa hyn në zonë nga e majta, harkimi i tij në qendër gjen Hilën i cili me kokë shpërdoron duke çuar sferën jashtë. (VIDEO)

74’ Pere merr vendin e Lilës, i cili ka probleme muskulore.

72’ Bobi gjuan nga e majta, Alimuçaj është në pozicion. (VIDEO)

71’ Zaimi ndëshkohet me karton të verdhë.

70’ Predhë nga distanca e Hilës, topi kalon mbi traversë. (VIDEO)

68’ Canka merr vendin e Tabakut në radhët e Lushnjës.

66’ K. Kasa merr vendin e Salomaos te Elbasani.

64’ I sapofuturi Bobi ndëshkohet me karton të verdhë pas një përplasje me DIshën. Lushnjarët kërkojnë të kuq, por gjyqtari nuk është i të njëjtit mendim. (VIDEO)

63’ Hasani dhe Lleshi i lënë vendin në fushë Bobit dhe Fernandes te skuadra vendase.

62’ Salomao ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Xherrison.

58’ Murati dhe Ruço lënë fushën e lojës për t’i bërë vend Dishës dhe Olola në radhët e Lushnjës.

54’ Gjyqtari ndal ndeshjen duke detyruar kapitenin Hila të shkojë të ultrasit e Elbasanit që nuk ndalin koret fyese. (VIDEO)

50’ GOOOL ELBASANI! Hila harkon nga e djathta në zonë për Lleshin i cili nuk gabon duke çuar sferën në rrjetë e thelluar rezultatin. (VIDEO)

49’ Një goditje këndi gjen Lleshin në zonë, gjuajtja e tij me kokë nuk ka saktësi për të shkuar në katërkëndor.

47’ Salomao ekzekuton një goditje dënimi nga e djathta e sulmit, sfera kalon shumë lart mbi traversë.

46’ Pjesa e dytë nis me Karakaçin në fushë në vend të Hoxhajt në radhët e Elbasanit.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-1 të Elbasanit.

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

41’ Pas një goditje nga këndi, topi shkon në shtyllën e dytë te Tabaku i cili nuk ia del të devijojë në rrjetë. Megjithatë, gjyqtari Doda kishte ndalur ndeshjen për një faull në sulm. (VIDEO)

35’ Kartonë të verdhë për Telushin dhe Ruçon pas një përplasje në fushën e lojës pas golit, teksa lushnjarët protestonin që nuk ishte ndalur loja gjatë aksionit të golit për një dëmtim të Xherrison.

34’ GOOOL ELBASANI! Edon Hasani shënon një supergol me një të djathtë fluturimthi nga jashtë zonës, duke çuar sferën në rrjetë (VIDEO)

26’ Shumë faulle në këto minuta, teksa skuadrat janë më pak të vrullshme në aksionet e tyre sulmuese.

19’ GOOOL ELBASANI! Aksion i gjatë i vendasve me harkimin nga e djathta që gjen De Melon në qendër, ku ky i fundit nuk gabon me kokë. (VIDEO)

17’ Alimuçaj me një dalje vendimtare i mohon golin Hoxhajt. (VIDEO)

15’ GOOOL LUSHNJA! Një harkim nga krahu i djathtë gjen në zonë Preknicajn i cili nuk gjuan dot me roveshatë, por sfera shkon te Murati i cili e shtyn në rrjetë. (VIDEO)

10’ Një harkim në zonë çon topin te Hoxhaj i cili gjuan me forcë, duke dërguar sferën në duart e Alimuçajt. (VIDEO)

8’ Pas një goditje këndi, Hila godet fluturimthi, por sfera shkon qetësisht në duart e Alimuçajt.

1′ Nis dueli në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

ELBASANI: Totoshi, Telushi, Salomao, Lila, Zaimi, De Melo, Hila, Kasa, Hasani, Hoxhaj, Lleshi.
Trajner: N. Dede

LUSHNJA: Alimuçaj, Magani, Kasmollari, Ruço, Dragoj, Leru, Murati, Kananaj, Xherrison, Tabaku, Preknicaj.
Trajner:
G. Magani

WhatsApp Image 2024-03-31 at 7.01.54 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"