VIDEO/ Egnatian nuk e ndal as Laçi i Bejzades, rrogozhinasit fitojnë në shtëpi dhe ngjiten në vendin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2023 | 0:06

VIDEO/ Egnatian nuk e ndal as Laçi i Bejzades, rrogozhinasit fitojnë në shtëpi dhe ngjiten në vendin e parë

Egnatia ka arritur të fitojë ndaj Laçit në shtëpi me rezultatin 2-1, e vlefshme për javën e pestë të Superiores.

bandicam 2023-09-23 15-13-02-222

Egnatia ka arritur të fitojë ndaj Laçit në shtëpi me rezultatin 2-1, e vlefshme për javën e pestë të Superiores.

Rrogozhinasit e nisën mjaft mirë sfidën me një gol të RafaEL Duamenës në minutën e 10’ të takimit. Më pas arritën të dominonin pjesën tjetër të takimit.

Në pjesën e dytë ishin kurbinasit që kërkonin më shumë, por me anë të një kundërsulmi, Spahiu ndëshkoi ish-skuadrën e tij në minutën e 56’.

Skuadra e Bejzades rihapi sfidën në minutën e 84’ me një autogol të Malotës, por me rezultatin që nuk ndryshoi më deri në fund.

Kështu Egnatia ngjitet në vendin e parë të renditjes me 10 pikë, ndërsa Laçi qëndron në vendin e pestë me 7 pikë.

REZULTATI:

EGNATIA 2-1 LAÇI

Duamena 10′, Spahiu 56′ / Malota (A.G) 84′

KOMENTI LIVE:

90+6′ Mbyllet sfida me fitoren e Egnatias!

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

87′-89′ Lemine rrëzohet në zonë dhe proteston për penallti, por gjyqtari e akordon si pozicion të parregullt. Konfirmohet dhe nga VAR-i. (VIDEO)

84′ GOOOL LAÇI 2-1/ Ujka godet nga distanca dhe Malota e devijon duke e futur në portën e tij. (VIDEO)

83′ Kurti shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

82′ Zëvendësim i dyfishtë te Egnatia. Largohen Isgandarli dhe Aleksi, në vendet e tyre futen Lemine dhe Mëllugja.

81′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Kryeziu dhe në vendin e tij futet Myrta.

80′ Tresa rrëzohet në zonë dhe proteston për penallti, por gjyqtari lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)

72” Zëvendësim i dyfishtë te Egnatia. Largohen Spahiu dhe Duamena, në vendet e tyre futen Lila dhe Paulauskas.

71′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Sobouale dhe në vendin e tij futet Mjaki.

69′ Manellari shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

60′ Duamena del i vetëm përballë Dajsinanit dhe godet, por shtylla i mohon golin sulmuesit të rrogozhinasve. (VIDEO)

57′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Barjamaj dhe në vendin e tij futet Melo.

56′ GOOOL EGNATIA 2-0/ Kundërsulm fantastik nga rrogozhinasit, me Zejnullain që e lë topin për Spagiun dhe ky i fundit godet dhe ndëshkon Dajsinanin. (VIDEO)

47′ Barjamaj godet brenda zonës, por tentativa ishte e lehtë për Sherrin.

46′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Bibo dhe në vendin e tij futet Manellari.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+4′ Mbyllet pjesa e parë!

45+1′ Tresa godet brenda zojnës, por tentativa e tij shkon shumë larg kuadratit.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

43′ Zejnullai hedh një top në zon, por Dajko arrin të largojë rrezikun duke i dhuruar një goditje këndi vendasve.

41′ Ujka dhe Aleksi përplasen me njëri-tjetrin në mesfushë dhe gjyqtari i këshillon të dy.

22′ Duamena provon një gjuajtje fluturimthi me të majtën, por topi shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)

19′ Barjamaj godet me topin që devijohet dhe Sherri e grushton duke larguar rrezikun.

13′ Duamena rikthehet në fushë.

10′ GOOOL EGNATIA 1-0/ Duamena merr një top brenda zonës dhe godet menjëherë duke gjetur rrjetën. Gjithesi sulmuesi është shtrirë në tokë pasi ka marrë një dëmtim. (VIDEO)

1′ Starton sfida në Rrogozhinë!

FORMACIONET ZYRTARE:

EGNATIA: Sherri, Memolla, Malota, Xhemajli, Fangaj, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Isgandarli, Spahiu, Duamena.

Trajner: E.Tetova 

LAÇI:  Dajsinani, Silva Zhunior, Kurti, Dajko, Barjamaj, Ukja, Kryeziu, Bibo, Qato, Tresa, Sobouale.

Trajner: S.Bejzade. 

GJYQTARË: F.Lata, A.Zalla, E.Burgu 

VAR: K.Shahini, AVAR: Rexhino Mersinasi 

DELEGAT: Besnik Çela 

VËZHGUES: Kridens Meta  

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"