VIDEO/ Egnatia futet në “vallen” për titull, mund Kastriotin në një sfidë që i kishte të gjitha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2023 | 0:07

VIDEO/ Egnatia futet në “vallen” për titull, mund Kastriotin në një sfidë që i kishte të gjitha

Egnatia merr një tjetër fitore të rëndësishme, duke mundur me rezultatin 4-1 Kastriotin brenda në Rrogozhinë, në sfidën e javës së 24-të të Superiores.

bandicam 2023-03-05 13-14-03-533

Goli i rrogozhinasve erdhi shumë shpejtë, me Duamenën që gjeti rrjetën në minutën e 11’.

Në minutën e 28’ Greca rivendosi baraspeshën pas një kaosi në zonën vendasve, por që nuk do të zgjaste shumë, sepse pas vetëm 4 minutash ishte sërish Duamena që kaloi për të dytën herë në avantazh skuadrën e Edlir Tetovës.

Krutanët provuan shumë në fundin e pjesës së parë, por në pjesën e dytë ishin sërish rrogozhinasit që shënuan, kësaj radhe me Kasën në minutën e 62’.

Gjërat u vështirësuan për vendasit pas daljes me karton të kuq të Kacbufit në minutën e 70’, por vetëm katër minuta më vonë Santiago Selmani shpërdoroi një 11-metërsh.

Në minutën e 91’ ishte Xhekson që hipotekoi fitoren duke çuar shifrat në 4-1.

Kështu Egnatia ngjitet momentalisht në vendin e dytë me 37 pikë, tre pikë mbrapa Tiranës kryesuese, ndërsa Kastrioti vazhdon në fundin e tabelës me 23 pikë.

REZULTATI:

EGNATIA 4-1 KASTRIOTI

Duamena 11′, 32′, Kasa 62′, Xhekson 90+1′ / Greca 28′

KOMENTI LIVE:

90+4′ Mbyllet sfida!

90+1′ GOOOL EGNATIA 4-1/ Xhekson del i vetëm përballë Salit dhe nuk gabon, duke hipotekuar fitoren e rrogozhinasve.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

88′ Ajazi provon me një gjuajtje brenda zonë, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

79′ Një top ngel te këmbët e S. Selmanit brenda në zonë, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

75′ Zëvendësim i dyfishtë te Egnatia. Largohen Fernando dhe Lila, në vendet e tyre futen Mëllugja dhe Memolla.

74′ S. Selmani niset nga pika e bardhë, por Sherri arrin ta ndalë mrekullisht me këmbë.

73′ Topi përplaset te dora e Malotës dhe gjyqtari akordon penallti për Kastriotin.

71′ Zëvendësim te Egnatia. Largohet Duamena dhe në vendin e tij futet Xhekson.

70′ Kacbufi shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohbet me kartonin e dytë të verdhë, duke i lënë vendasit me 10 lojtarë.

68′ Agbekpornu provon me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon shumë lart kuadratit.

64′ Zëvendësim te Egnatia. Largohet Kasa dhe në vendin e tij futet Meçja.

63′ Trajneri i Kastriotit, Emiljano Çela ndëshkohet me akrton të verdhë për protesta.

62′ GOOOL EGNATIA 3-1/ Kasa kontrollon një top mjaft mirë në zonë dhe me një gjuajtje me të majtën çon topin në rrjetë.

57′ Zëvendësim te Kastrioti. Largohet Rexhinaldo dhe në vend të tij futet Arapi.

46′ Tre zëvendësime te Kastrioti. Largohen Greca, Mehmeti dhe Çela, në vendet e tyre Kamara, Ajazi dhe S. Selmani.

46′ Zëvendësim te Egnatia. Largohet Zejnullai dhe në vendin e tij futet Emsis.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+1′ Mbyllet pjesa e parë pa asnjë minutë shtesë.

45′ A. Selmani provon i vetëm me portën bosh, por Kacbufi e heq në vijën fatale. Topi shkon te Greca, i cile tenton, por sërish Kacbufi e ndal.

42′ Një skemë e bukur nga Kastrioti, me Rexhinaldon që del i vetëm përballë Sherrit, por tentativa me kokë e sulmuesit shkon jashtë.

39′ Sherri devijon një krosim të rrezikshëm në zonë, me topin që shkon te Stojanoviç, por ky i fundit me portën e boshatisur godet jashtë.

32′ GOOOL EGNATIA 2-1/ Duamena del sërish i vetëm përballë Salit dhe me një gjuajtje me të majtën kalon në avantazh rrogozhinasit.

28′ GOOOL KASTRIOTI 1-1/ Rexhinaldo provon nga goditja e dënimit, me Sherrin që e ndal. Më pas provon Mehmeti, që ndalet nga Agbekpornu, por topi përplaset te Greca dhe shkon në rrjetë.

24′ Kasa lëviz bukur në hyrje të zonës, me tentativën e tij që shkon mbi kuadrat.

20′ A. Selmani tenton me një gjuajtje brenda zonës e cila përplaset te Kacbufi. Krutanët pretendojnë për një penallti, por gjyqtari akordon vetëm këndore.

19′ Kacbufi ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

18′ Stojanoviç provon me ë gjuajtje të rrezikshme nga goditja e dënimit, por Sherri tregohet i vëmendshëm dhe e ndal.

11′ GOOOL EGNATIA 1-0/ Duamena provon me një të majtë potente dhe e çon topin në rrjetë duke mposhtur portierin Sali.

1′ Starton sfida në Rrogozhinë!

FORMACIONET ZYRTARE:

EGNATIA: Sherri, Fangaj, Kacbufi, Malota, Musta, Agbekpornu, Fernando, Zejnullai, Kasa, Duamena, Lila.

Trajner: Edlir Tetova

KASTRIOTI: Sali, Zogaj, Stojanoviç, A. Selmani, Rami, Onanuga, Mehmeti, Hasani, Çela, Greca, Rexhinaldo.

Trajner: Emiljano Çela

28c89d65-626c-465f-856d-707423699bba

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"