VIDEO/ Edi Martini debuton me fitore, Teuta i falet Lorenco Vilës ndaj Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2022 | 23:23

VIDEO/ Edi Martini debuton me fitore, Teuta i falet Lorenco Vilës ndaj Kukësit

Teuta është rikthyer te fitoret pas 4 ndeshjesh duke triumfuar me rezultatin minimal 0-1 ndaj Kukësit, në stadiumin “Kukës Arena”, e vlefshme për javën e 13-të në Kategorinë Superiore.

TEUTA

Edi Martini debuton me fitore në këtë rikthim të tijin në pankinën e durrsakëve.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Lorenco Vila në minutën e 61′ pas një asisti perfekt nga Ildi Gruda.

Me këtë sukses, Teuta mban ende vendin e fundit të renditjes me 11 pikë, ndërsa Kukësi ndodhet sërish në vendin e 8 me 12 pikë.

FT | KUKËSI 0-1 TEUTA

L. Vila 61′

KOMENTI LIVE –

PËRFUNDON SFIDA!

90+4′ Ildi Gruda largohet me barelë, në vendin e tij aktivizohet Harrallamb Qaqi.

90′ Arbitri i katërt, Eldorjan Hamiti akordon 6 minuta shtesë!

81′ Kukësi kryen dy zëvendësime, largohen Gjelbrim Taipi dhe Altin Bytyçi për Eogen Sulën dhe Fluturim Domin.

70′ E pabesueshme çfarë humbasin verilindorët! Klejdi Daci shpërdoron golin pa portier, me Kuron, i cili bën rolin e portierit.

67′ Bytyçi bëhet i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë pas një faulli të shkaktuar në dëm të Lorenco Vilës.

63′ Verilindorët kryejnë zëvendësim menjëherë pas golit të pësuar, largohen Kristi Kote dhe Edi Basha për Ergys Peposhin dhe Jakup Berishën.

61′ GOOOL TEUTA 0-1! Zhbllokohet sfida, Lorenco Vila ndëshkon verilindorët pas një asisti perfekt të Ildi Grudës duke e dërguar topin në fundin e rrjetës.

58′ Kukësi gjithashtu bën lëvizjen e parë, lë fushën e blertë Gabriel Barbosa për t’i bërë vend Klejdi Dacit.

56′ Teuta bën lëvizjen e parë, largohet Erando Karabeci për Ildi Grudën.

50′ Minutat kalojnë, por ende mungon goli, por edhe rastet e rrezikshme dhe konkrete në portë.

46′ Nis pjesa e dytë! Topin e parë të fraksionit të dytë e luan Kukësi.

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ Arbitri i katërt, Eldorjan Hamiti ka akorduar 1 minutë shtesë!

41′ Edhe Gabriel Barbosa, merr një karton të verdhë pas një kontakti që pati me një nga futbollistët e Teutës.

39′ David Gjinollari është i ndëshkuari i radhës pas një faulli në dëm të kundërshtarit.

34′ Minuta pa asnjë rast të rrezikshëm, me skuadrat që shkojnë deri në zonë, por pa qenë konkret.

23′ Kukësi rrezikshëm me Gjelbrim Taipin, i cili tenton portën me një gjuajtje-kros me topin që shkon mbi traun e portës.

17′ Ebert është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë, pas një faulli të shkaktuar në dëm të kundërshtarit.

12′ Lojë e ekuilibruar deri këto minuta, të dyja skuadrat vijojnë të studiojnë njëra-tjetrën.

6′ Goditje dënimi për verilindorët, me Bytyçuin, i cili provon me kokë, por portieri Qirko e bën për vete.

1′ Starton sfida! Topin e parë të takimit e shkelmon Teuta.

FORMACIONET ZYRTARE –

KUKËSI – Brozi; Bytyçi, Ferreira, Ebert; Haxhiu, Kote, Abdu, Ndreca; Gj. Taipi, Gabriel Barbosa, Edi Basha. Trajner: Enkeleid Dobi.

TEUTA – Qirko; Kotobelli, Kuro, Jazxhi, Gjinollari; E. Vila, Karabeci, Beqja; Marku, Hebaj, L. Vila. Trajner: Edi Martini.

ARBITRAT E NDESHJES –

Arbitër kryesor – Kridens Meta (Tiranë)

Asistent i parë – Arbër Zalla (Tiranë)

Asistent i dytë – Erind Burgu (Fushë-Krujë)

Arbitër i katërt – Eldorjan Hamiti (Lezhë)

VAR – Kreshnik Bajramaj (Tiranë)

AVAR – Egin Doda (Tiranë)

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"