VIDEO/ Di Maria nuk fshihet më dhe “i shkel syrin” Juventusit: Janë klubi më i madh në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2022 | 19:27

VIDEO/ Di Maria nuk fshihet më dhe “i shkel syrin” Juventusit: Janë klubi më i madh në Itali

Anhel Di Maria është shndërruar prej kohësh në objektivin kryesor të Juventusit në merkato, me argjentinasin që nuk duket se e fsheh interesimin për këtë transferim edhe në daljet publike.

Collage Maker-25-Jun-2022-07.26-PM

Ka qenë vetë 34-vjeçari i cili në një intervistë për “ESPN” u vendos përpara një zgjedhjeje mes fanellës së Romës dhe asaj të bardhezinjve, me Di Marian që u përgjigje se nuk ka dyshime në këtë zgjedhje dhe se “Zonja” është klubi më i madh në Itali.

“Kjo nuk më intereson (i referohet fanellës së Romës”.

Kjo (i referohet fanellës së Juventusit) i përket klubit më të madh të Italisë, një nga skuadrat që është e interesuar për mua, për momentin jam duke reflektuar mbi zgjedhjen.”, u shpreh Di Maria.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"