VIDEO/ Derbi u mbyll në “paqe”, në tribuna vazhdon dhuna. Tifozeritë përplasen pas takimit, ndërhyn policia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2023 | 0:00

VIDEO/ Derbi u mbyll në “paqe”, në tribuna vazhdon dhuna. Tifozeritë përplasen pas takimit, ndërhyn policia

Tifozeritë e Partizanit dhe Tiranës, janë përplasur pas përfundimit të derbit, i cili mbyll me rezultatin e barabartë 1-1, me golat e Hasanit dhe Kekos.  Sikur të mos mjaftonin tymueset dhe sendet e forta që u hodhën në fushë gjatë ndeshjes, një numër i konsiderueshëm i dy tifozerive janë përplasur edhe fizikisht në shkallët e stadiumit.

dhuna

Për pasojë është dashur të ndërhyjë policia dhe FNSH për të qetësuar situatën.

Gjatë konfliktit janë thyer sërish stola të stadiumit, madje disave prej tyre i është vënë edhe flaka.

Skena të përsëritura këto mos tifozerive, që me siguri nuk do të kalojnë pa penalitete dhe gjoba për tifozët dhe klubet.

Momenet e tensionit ku ndërhyn policia:

(VIDEO)

(VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"