VIDEO/ Çudia me tifozët e Tiranës, në stadium për 15 minuta dhe më pas ikin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2024 | 18:12

VIDEO/ Çudia me tifozët e Tiranës, në stadium për 15 minuta dhe më pas ikin…

Tirana arriti të fitonte me rezultatin 3-0 në ndeshjen e vlefshme të Kupës së Shqipërisë përballë Korabit në “Selman Stërmasi”, por një skenë e çuditshme ndodhi me tifozët.

MixCollage-24-Jan-2024-06-11-PM-3886

Një pjesë e tyre erdhën rreth minutës së 30-të në stadium dhe më pas u larguan në fundin e pjesës së parë.

“Panorama Sport” ka mundësuar pamje kur tifozët fillojnë të dalin nga stadiumi.

Krijimi i një situate të tillë është dhe orari i pazakontë i sfidave.

REAGIMI I TIFOGRUPIT CAPITAL CREW 19: 

Paraqitja e sotme është një nga hapat e rrugëtimit të nisur kundrejt mbylljes së sektorit tonë.
TIRONA për ne është “Gjithçka” dhe mbyllja e sektorit pa asnjëlloj motivi është e pa pranueshme nga ana jonë.

Ne si grupim nuk duam të marim hapa më të mëdha dhe të rënd, duke dëmtuar klubin në anë financiare si dhe psikologjike!
TIRONA është diçka më shumë se futboll dhe këtë ju duhet ta kuptoni!

TIRONA ka nevoj për të gjithë ne.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"