VIDEO/ Barcelona e pamposhtur në transfertë, 18-vjeçari Vitor shënon gol dhe ndëshkohet me karton të kuq brenda 9 minutash

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2024 | 20:37

VIDEO/ Barcelona e pamposhtur në transfertë, 18-vjeçari Vitor shënon gol dhe ndëshkohet me karton të kuq brenda 9 minutash

Barcelona triumfoi mbrëmjen e sotme në transfertë ndaj Alavesh me rezultatin 1-3 duke u ngjitur përkohësisht në vendin e tretë në La Liga. Katalanasit nuk e kanë provuar ende shijen e humbjes në ndeshjet jashtë shtëpisë, teksa në 11 duele kanë regjistruar 6 fitore dhe 5 barazime.  

barca

 Për sa i përket përballjes së sotme, serinë e golave e hapi Robert Levendovski në minutën e 22-të, pas asitit të Gyndohan. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-1. Në fragmentin e dytë ishin sërish katalanasit që shënuan me Gyndoan që ngriti shifrat në 0-2. I menjëhershëm ishte reagimi i vendasve që ngushtuan shifrat në 1-2 me Omorodion. 

Ndërkohë në minutën e 63-të, për të vulosur sfidën mendoi talenti 18-vjeçar Vitor Roque. Braziliani u hodh në fushë në minutën e 59-të, teksa në të 63-tën, arriti të gjente rrugën e rrjetës, për 1-3. Ky ishte goli i dytë radhazi në kampionat për 18-vjeçarin që po shndërrohet në protagonist absolut.  

Jo vetëm gol i shënuar, pasi në minutat 67 dhe 72, Vitor, u ndëshkua dy herë me karton të verdhë duke lënë skuadrën me 10 lojtarë. Gjithsesi ekipi i Ksavit e menaxhoi mjaft mirë rezultatin duke bërë që sfida të mbyllej me shifrat 1-3.  Në duelin e radhës Barcelona do të presë në shtëpi Granadën e Myrto Uzunit.  

GOLAT E NDESHJES: VIDEO KËTU 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"