VIDEO/ Barazim surprizues i Kastriotit në “Selman Stërmasi”, Tirana kualifikohet në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2023 | 0:25

VIDEO/ Barazim surprizues i Kastriotit në “Selman Stërmasi”, Tirana kualifikohet në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë

Sfida mes Tiranës dhe Kastrioti në stadiumin “Selman Stërmasi” u mbyll në barazimin 2-2, por bardheblutë kualifikohen në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.
332065378_626609105968047_1510899958891294203_n

Sfida u zhbllokua shumë shpejt nga Hasani në minutën e 13’ nga pika e bardhë e penalltisë. Në të 24’ Najdovski dyfishoi shifrat për bardheblutë. Pjesa e parë u mbyll në 2-0.

Në pjesën e dytë edhe pse Kastrioti ishte me 10 lojtarë arriti të barazonte shifrat. Iseni i Tiranës tentoi të largonte topin por përfundoi duke shënuar golin e parë për Kastriotin. Në të 82’ Ajazi rivendosi baraspeshën me 11-metërsh.

Kështu Tirana kualifikohet për herë të 37-të në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

TIRANA 2-2 KASTRIOTI

13′ Hasani (P), 24′ Najdovski/ 73′ Iseni (AU), 82′ Ajazi (P)

NGJARJET KRYESORE

90’+3’ Mbyllet sfida, Tirana kualifikohet në gjysmëfinale!

90’ Akordohen 3 minuta shtesë.

82’ GOOOL KASTRIOTI 2-2! Ajazi nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë, dyfishon shifrat.

81’ Nikqi prek topin me dorë në zonë, akordohet penallti në favor të Kastriotit.

73’ GOOOL KASTRIOTI 2-1! Iseni i pafat, tenton të largojë topin por e dërgon në rrjetë.

66’ Largohet nga loja Gjumsi, në lojë futet Kristal Abazaj.

64’ Gjumsi  provon të shënojë gol, por topi shkon jashtë kuadratit.

62’ Najdovski largohet, në lojë futet Ajazi.

62’ Tola ndërhyn ashpër ndaj Santiago Selmanit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

52’ Largohet Grimci, zëvendësohet nga Silvio Zogaj.

49’ Mihana ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Gjumsit, ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Zëvendësim nga Kastrioti, largohet Rexhinaldo në vend të tij hyn Mihana.

46′ Nis pjesa e dytë. Largohen nga fusha Toshevski, Hasani dhe Hila, në vend të tyre hyjnë Meta, Qehaja dhe Nikqi.

45′ Mbyllet pjesa e parë.

45’+1′ Toshevski ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj një futbollisti të Kastriotit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

41’ Arapi ndërhyn ashpër ndaj Isenit dhe ndëshkohet me karton të verdhë. Gjyqtarja rishikon ndërhyrjen në VAR dhe më pas e ndëshkon me karton të kuq.

37’ Gjumsi godet me të djathtën potente drejt portës, por Mala i thotë sërish jo duke i mohuar golin.

32’ Hila gjuan nga goditja e dënimit, por topi shkon shumë larg traversës.

24’ GOOOL TIRANA 2-0! Najdovski përfiton nga një rrëmujë në zonë, dhe shkund rrjetën e Malajt.

22’ Hasani gjuan nga goditja e dënimit, por topi devijohet nga muri mbrojtës dhe shkon shumë pranë shtyllës.

21’ Ajazi ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Tolës, ndëshkohet me karton të verdhë

17’ Gjumsi tenton të gjejë golin dhe godet drejt portës, por Mala ndërhyn në momentin e duhur duke larguar rrezikun.

13’ GOOOL TIRANA 1-0! Nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë, Hasani kalon në avantazh bardheblutë.

12’ Selmani ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Hasanit në zonë, ka 11 metërsh për Tiranën.

9’ Tola provon me të majtën potente, por topi fluturon mbi traversë.

3’ Rexhinaldo gjuan nga qendra e fushës, por topi shkon jashtë.

1’ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

TIRANA: Lika, Toshevski, Behiratçe, Najdovski, Iseni, Qefalija, Hila, Tola, Hasani, Berisha, Gjumsi

Trajner: Orges Shehi

KASTRIOTI: Mala, Grimci, Bejzade, A.Selmani, Sulka, Arapi, Ajazi, Çela, Kamara, Rexhinaldo, S. Selmani

Trajner: Emiljano Çela

7e7a584d-f212-42d2-bf2f-c6abc26c694f

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"