VIDEO/ Armando Sadiku nuk di të ndalet, sulmuesi shqiptar shënon sërish dhe i dërgon “SMS” Rejës për Kombëtaren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2022 | 14:39

VIDEO/ Armando Sadiku nuk di të ndalet, sulmuesi shqiptar shënon sërish dhe i dërgon “SMS” Rejës për Kombëtaren

Armando Sadiku po kalon një moment fantastik në karrierë!

bandicam 2022-10-17 10-04-58-426

Sulmuesi elbasanas ka shënuar sërish ku ekipi i tij Kartagena ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Ibizës, e vlefshme për javën e 11-të në La Liga-n 2 spanjolle.

31-vjeçari ka shënuar golin e dytë të takimit në minutën e 83′ me një gol me kokë duke e çuar topin në fundin e rrjetës.

Ky ishte realizimi i tij i 5 i Armando Sadikut në 11 ndeshje të zhvilluara me Kartagenën në kampionat, një formë e jashtëzakonshme e tij, i cili i dërgon një “SMS” Edi Rejës për miqësoret e Shqipërisë ndaj Arabisë më 26 tetor dhe ndaj Italisë në stadiumin “AIR Albania” më 16 nëntor.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"