VIDEO/ Arda Gyler për pak sa nuk shënon golin e vitit, edhe Vinicius shtanget nga goditja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2024 | 21:28

VIDEO/ Arda Gyler për pak sa nuk shënon golin e vitit, edhe Vinicius shtanget nga goditja

Real Madrid triumfon përsëri në La Liga. Kësaj here duke mposhtur Osasunën me shifrat 2-4. Tashmë “Los Blancos”, pozicionohen 10 pikë para Zhironës së vendit të dytë, duke mbyllur më herët seç mendohej diskutimin për titullin kampion.

bandicam 2024-03-16 21-22-24-031

Megjithatë, fitoret e Realit nuk janë ndonjë gjë e re, dhe jemi mësuar me to. Veprimi që la më shumë përshtypje gjatë ndeshjes, ishte ai i djaloshit 19-vjeçar, Arda Gyler. Talenti turk i Real Madrid, hyri në fushën e lojës në minutën e 85-të të lojës, dhe ishte gati të shënonte golin e vitit.

Edhe pse kishte vetëm 6 minuta kohë në dispozicion, Gyler pa daljen e portierit kundërshtar dhe tentoi ta surprizonte atë, duke lëshuar një “predhë” nga mesi i fushës. Për fat të keq, goditja përfundon në traversë. Megjithatë, mbetet për t’u vlerësuar ideja e jashtëzakonshme e djaloshit, që la të shtangur në ato momente edhe Vinicius.

Goditja e Arda Gyler (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"