VIDEO / Arapi: Te Kukësi janë të gabueshëm, ja çfarë është plus për ne ndaj tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2021 | 14:33

VIDEO / Arapi: Te Kukësi janë të gabueshëm, ja çfarë është plus për ne ndaj tyre

Renato Arapi ka pak ditë që ka marrë drejtimin e Teutës, por durrsakët kanë filluar që të tregojnë menjëherë shenjat e para të reagimit pas fillimit të vështirë të sezonit. Vetë trajneri është shprehur sot i kënaqur në konferencën e zakonshme për shtyp rreth asaj që shihte në fushë, ndërsa i është përgjigjur pyetjeve të “Panorama Sport” duke theksuar se ishte optimist për sfidën e radhës ndaj Kukësit.

arapi

Sa ka ndikuar fitorja e fundit për të ndryshuar klimën në ekip?
Sigurisht që ka ndryshuar goxha se gjithmonë pas fitoreve rritet besimi e entuziazmi. Kjo është pozitive, jo vetëm për ne, por për çdo ekip.

Do luani sërish në Elbasan, këtë herë ndaj Kukësit, çfarë ndeshje prisni?
Sigurisht presim një ndeshje shumë të vështirë. Kukësi ka treguar në këtë kampionat që ka lojtarë goxha cilësorë dhe bëjnë shumë mirë fazën e sulmit e ndërtimit të lojës. Por janë edhe të gabueshëm te pjesa mbrapa e kjo besoj që është një plus për ne.

A jeni të kënaqur me mënyrën se si është përgjigjur ekipi deri tani?
Sigurisht deri tani jam shumë i kënaqur. Ekipi po mundohet t’i automatizojë ato që në kërkojmë dhe shpresojmë që ne në vazhdim të bëjmë më mirë në këtë drejtim.

Çfarë i druheni më tepër te kundërshtari?
Nuk dua të përmend emra individualë, ata kanë cilësi brenda, luajnë mirë në fazën e organizimit të lojës dhe kjo i bën ata të rrezikshëm. Por në mënyrën se si luajnë, edhe rrezikojnë goxha.

Kanë mbetur edhe tre ndeshje deri në fund të vitit. A besoni në një mbyllje perfekte? Me sa pikë do kënaqeshit?
Këtë nuk mund ta them. Ne do të mundohemi që t’i marrim maksimumin çdo ndeshje dhe shpresojmë t’ia arrijmë që në ndeshjen me Kukësin.

A keni diçka që ju shqetëson në prag të kësaj ndeshje?
Shqetësimi i vetëm është mungesa e Xhekson, por kemi treguar në ndeshje të tjera që çdo lojtar që hyn ka bërë mirë dhe kemi një ekip besoj të kompletuar për ta përballuar ndeshjen.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"