VIDEO/ “A ke folur me Hysajn për shiritin e kapitenit?”, Reja dhe Berisha dalin zbuluar para konferencës për shtyp

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2020 | 15:03

VIDEO/ “A ke folur me Hysajn për shiritin e kapitenit?”, Reja dhe Berisha dalin zbuluar para konferencës për shtyp

Porteri i Shqipërisë Etrit Berisha zbuloi pa dashur çështjen e kapitenit të kombëtarja kuqezi. Përpara se të niste konferenca për shtyp, futbollisti i SPAL-it harron që mikrofonat janë ndezur dhe e pyet trajnerin Reja nëse ka biseduar me shokun e skuadrës dhe kapitenin Elseid Hysaj për çështjen e shiritit të kapitenit.
biseda
Ish-trajneri i Lacios dhe Napolit i përgjigjet Berishës se i ka thënë gjithmonë mbrojtësit të Napolit se ai është kapiteni i kombëtares kuqezi. Më pas Berisha vazhdon të flasë që të mos krijohet më paqartësi në kombëtare.

Nuk dihet nëse shiriti i kapitenit te Shqipëria ka ndryshuar apo do të qëndrojë në krahun e Hysajt.

Biseda e trajnerit Reja me portierin Berisha

“Ke folur me Hysajn?”

“Si?”

“Ke folur me Hysajn për çështjen e kapitenit?”

“I kam thënë gjithmonë se ti je kapiteni. Pse?”

“Po, sepse..që ta dijë dhe ai…që të mos kemi paqartësi…Flasim më vonë!”

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"