VIDEO/ 3 gola me kokë, Partizani mposht Skënderbeun në dëborë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2021 | 23:59


VIDEO/ 3 gola me kokë, Partizani mposht Skënderbeun në dëborë

Partizani ka mposhtur Skënderbeun në Korçë me rezultatin 1-2, në sfidën e zhvilluar në fushën e mbushur me dëborë. 

Skenderbeu-Partizani

Të 3 golat u realizuan me kokë. Bardhi dhe Solomon, realizuan dy gola të shpejtë në minutat 4 dhe 7, ndërkohë që Skënderbeu tentoi të rihapte takimin me Mensah, por vetëm kaq, pasi në fund, ishte skuadra e Dajës, ajo që festoi fitoren.

SKËNDERBEU-PARTIZANI 1-2

Mensah 65′ / Bardhi 4′ , Solomon 7′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi.

90+3′ Pa fat Skënderbeu. Korçarët humbasin një rast të artë. Shtylla i vjen në ndihmë skuadrës së Dajës.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

88′ Tereziu provon me një gjuajtje fluturimthi, por jashtë kuadratit.

87′ Zëvendësim edhe te Skënderbeu, largohet Zguro, në fushën e lojës Tereziu.

86′ Zëvendësim te Partizani, largohet Jasir Asani për Tedi Carën.

80′ Duele të shumta në mesfushë, mungojnë rastet e rrezikshme, pavarësisht përpjekjeve të korçarëve.

72′ Goditje dënimi për Partizanin, në hyrje të zonës, pas ndërhyrjes së gabuar të Sadriut ndaj Melos. Provon Jasir Asani, por topi ndalet në mur.

69′ Solomon dhe Zguro ndëshkohen me karton të verdhë.

65′ GOOOOL SKËNDERBEU 1-2/ Pas një harkimi nga këndi nga ana e Zguros,  Mensah godet saktë me kokë, duke rihapur sfidën. 

53′ Korçarët provojnë të depërtojnë në zonën e Partizanit, duke shfrytëzuar harkimet nga mesfusha, por mungojnë rastet e rrezikshme në portën e Alban Hoxhës.

46′ Skënderbeu kryen 2 zëvendësime, largohen nga fusha Mara dhe Taipi në vend të tyre Qaqi dhe Redi Kacanolli (16-vjeç).

Mbyllet pjesa e parë! 

40′ Skënderbeu pretendon për prekje të topit me dorë brenda zonës, por gjyqtari Cjapi nuk është i këtij mendimi. Proteston Ahmataj.

38′ Goditje dënimi për Partizanin, provon Jasir Asani me të majtën, topi shkon mbi kuadratin e portës së mbrojtur nga Dajsinani.

31′ Zguro harkon nga e majta për Mensah, por sulmuesi nuk arrin të devijojë me kokë.

25′ Vazhdojnë tentativat e korçarëve, të cilët kërkojnë të rihapin sfidën, duke u foksuar më së shumti te loja me topa të gjatë, por pa sukses. Bitri dhe Belica, në lartësinë e duhur në këto minuta.

15′ Skënderbeu provon të reagojë, por mbrohet mirë skuadra e Ilir Dajës, që nuk lejon hapësira në prapavijë.

7’ GOOOOOL PARTIZANI 2-0! Start fantastik i kryeqytetasve, që shënojnë edhe golin e dytë. Këtë herë është Solomon, i cili pas një krosimi perfekt nga e djathta nga Asani gjuan bukur me kokë dhe e ndal topin në trekëndësh.

6′ Pusi provon të kundërpërgjigjet me një goditje të rrezikshme, por topi shkon jashtë kuadratit.

4′ GOOOL PARTIZANI 0-1/ Zhbllokohet sfida. Jurgen Bardhi realizon me kokë, pas një harkimi nga goditja standarte, futbollisti i skuadrës kryeqytetase godet saktë me kokë, duke kaluar në avantazh skudrën e Dajsë. 

1′ Ka nisur sfida në Korçë.

FORMACIONET ZYRTARE: 

Skënderbeu: Dajsinani, Meksi, Bajrami, Sadriu, Zguro, Taipi, Douna, Dumfour, Mara, Pusi, Mensah. Trajner: Julian Ahmataj

Partizani: Hoxha, Mala, , Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj,  Melo, Bardhi, Asani, Solomon. Trajner: Ilir Daja.

Skenderbeu-Partizani

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/