VIDEO/ 111 minuta për 1 pikë, Skënderbeu dhe Egnatia barazojnë mes panikut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2023 | 0:01

VIDEO/ 111 minuta për 1 pikë, Skënderbeu dhe Egnatia barazojnë mes panikut

Skënderbeu dhe Egnatia kanë ndarë pikët në duelin e vlefshëm për javën e 10-të të Superiores. 

WhatsApp Image 2023-10-28 at 19.09.22

Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 2-të me Iskandarlin. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e rrogozhinasve.

Pjesa e dytë ishte më ritmike, deri në momentin kur një tifoz u rrëzua nga shkallët dhe u dërgua me ambulancë në stadium. Loja u ndërpre për të rifilluar pas 15 minutash.

Më pas goli i barazimit erdhi në minutën e 90’+14′ nga një mbrojtës. Pavarësisht tentativave për të fituar duelin asnjëra prej skuadrave nuk arriti të finalizonte.

Kështu Skënderbeu dhe Egnatia ndanë pikët në Korçë.

SKËNDERBEU 1-1 EGNATIA

90’+14′ Frenklin/ 2′ Iskandarli

NGJARJET KRYESORE

105’+6 Mbyllet sfida!

90’+15′ Akordohen 6 minuta shtesë.

90’+14′ GOOOL SKËNDERBEU 1-1/ Pas një harkimi nga këndorja, Frenklin godet me kokë dhe rikthen baraspeshën. (VIDEO)

90’+9′ Ndeshja përfundon për Ndreca, në lojë futet Musta.

90’+6′ Largohet Juri Merlim, zëvendësohet nga Pecani.

90’+1′ Zejnullai lë fushën, ka minuta për Mëllugjën.

89′ Ndreca lëshon predhën drejt portës, topi shkon ngjitur me shtyllën dhe del jashtë. (VIDEO)

80′ Ka ndryshime nga Skënderbeu, largohen Nikaj dhe Vangjeli, në lojë futen Frenklin dhe Lika.

80′ Rikthehet ambulanca në stadium, rinis ndeshja.

71′ Tifozi largohet me ambulancë drejt spitalit të Korçës, loja do të ndalojë deri në kthimin e autoambulancës. (VIDEO)

68′ Një tifoz ndjehet keq në tribunë, ndalet përkohësisht loja. (VIDEO)(VIDEO)

61’ Paulauskas godet drejt portës, Alia e pret pa problem. (VIDEO)

53’ Iskandarli godet Ramosin dhe ndëshkohet me kartonin e verdhë.

46′ Nis pjesa e dytë, largohet Sebastine futet Ramos.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

33′ Rashica gjuan drejt portës, goditja është qëndrore dhe shkon drejt e në duart e Dabjanit. (VIDEO)

28′ Fernando ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Shaqes, arbitri e ndëshkon me karton të verdhë.

25′ Juri Merlim dërgon kros në zonë, por askush nga shokët e tij nuk arrin ta gjen dhe topi përfundon jashtë.

23’ Spahiu e konsideron veten në pozicion jashtë loje dhe shpërdoron një rast të artë pranë portës. (VIDEO)

14′ Randi Damfur gjuan drejt portës, Dabjani bën një pritje fantastike (VIDEO)

2′ GOOOL EGNATIA 0-1/ Pas një pasimi në zonë, Iskandarli shfytëzon mundësinë e artë për të kaluar në avantazh ekipin e tij. (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Alia, Rabiu, Rashica, Nikja, Gerco, Frashëri, Randi, Vangjeli, Merlim, Sebastine, Shaqe.

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

EGNATIA: Dobjani, Malota, Zejnullai, Xhemajli, Fangaj, Spahiu Ndreca, Aleksi, Paulauskas, Fernando, Iskandarli

Trajner: Edlir Tetova

WhatsApp Image 2023-10-28 at 16.28.36

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"