Vetëm ose me Zirkzenë, ja plani i “Djallit” për Orsolinin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2024 | 21:36

Vetëm ose me Zirkzenë, ja plani i “Djallit” për Orsolinin

Duket se Milani është në gjurmët e Rikardo Orsolinit të Bolonjës. Kuqezinjtë po e vlerësojnë me kujdes 27-vjeçarin, duke pasur parasysh sezonin e tij të shkëlqyer me 10 gola dhe 2 asiste në 29 paraqitje.

download

Megjithatë, edhe Lacio e pëlqen atë prandaj Bolonja nuk ka gjasa të shesë të gjitha bizhuteritë e tyre, mbi të gjitha nuk do ta bëjë këtë me çmime të ulëta. Vlerësimi real mund të jetë pak më pak sesa 15 milionë, por nuk ka gjasa që kuqeblutë të jenë të kënaqur me aq.

Përveç nëse Milani përpiqet të bëjë një paketë të vetme me Zirkze: 55 milionë vlerësimi i përgjithshëm. Për momentin mbeten hipoteza, por Milani po e ndjek me vëmendje zhvillimin e merkatos në dalje te Bolonja, e cila nga ana e saj u detyrohet kuqezinjve 15 milionë euro për Salmakersin, i cili i huazua për këtë sezon me të drejtë blerje dhe e ka justifikuar investimin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"