Vetëm një gjuajtje në portë në 90 minuta, Akademia e Futbollit dështon në sfidën e parë në Ligën e Kampioneve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2021 | 18:04

Vetëm një gjuajtje në portë në 90 minuta, Akademia e Futbollit dështon në sfidën e parë në Ligën e Kampioneve

Skuadra e Akademisë së Futbollit, kampione e Shqipërisë për të rinj, është mundur sot në ndeshjen e parë kualifikuese në UEFA Youth League, Ligën e Kampioneve për të rinj. Ekipi kampion i Shqipërisë ishte caktuar nga shorti përballë bullgarëve të Septemvri Sofjes dhe në ndeshjen e parë në transfertë është mundur me një rezultat i cili komplikon shumë shanset për të kaluar turin.

akademia

Ekipi bullgar ka dominuar plotësisht ndeshjen aq sa në fund të saj, statistikat flasin për 18 tentativa të ekipit vendas kundrejt vetëm një gjuajtjë në portë të skuadrës së Akademisë së Futbollit. Ky dominim u përkthye në 3 gola, 2 nga të cilët erdhën në fundin e pjesës së parë, ndërsa i treti në mbyllje të ndeshjes.

Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave luhet më datë 19 tetor, në orën 19:00, në “Elbasan Arena”.

Septemvri So0fje-Akademia e Futbollit 3-0
Stoiçkov 44′, Avramov 45’+1’, Aleksandrov 80′

Akademia e Futbollit: Jata, Konomi, Hasa, Xhafaj, Lala, Koçi (83’ Kasa), Buci (90’+1’ Tota), Halilaj, Papallazi (57’ Brama), Bardhi, Nikqi.
Trajner: G. Xhepa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"