Vetëm Eto më mirë se ai, statistikat e frikshme të Markus Turam tek Interi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2024 | 23:04

Vetëm Eto më mirë se ai, statistikat e frikshme të Markus Turam tek Interi

Markus Turam po kalon një moment të artë tek Interi, duke u përshtatur në mënyrën më të mirë të mundshme që në sezonin e parë me zikaltrit. Francezi shënoi golin e parë mbrëmjen e sotme në barazimin 2-2 ndaj Kaljarit, duke u ngjitur në kuotën e 11 golave.

eto thuram

Për sa i përket statistikave të “OPTA”-s, që nga sezonin 2004/2005, vetëm Samuel Eto ka bërë më mirë se Turam, i cili është lojtari i dytë i Interit që ka shënuar më shumë se 10 gola dhe ka dhënë më shumë se 5 asiste në sezonin e tij të parë me zikaltrit. 

Vlen të theksohet fakti se në sezonin 2009/2010, Eto arriti të shënonte 12 gola si dhe dhuroi 6 asiste.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"