Verdheblutë mendojnë për përforcime në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2012 | 13:27

Verdheblutë mendojnë për përforcime në janar

Në Elbasan janë duke e harruar pak nga pak atë që ndodhi të shtunën në Fushë-Krujë, ku skuadra u turpërua nga Iliria duke u mundur thellësisht 5-0. Pas një analize të shkurtër, ku nuk u gjet askush përgjegjës për këtë rezultat, elbasanasit po mendojnë tani se si të bëjnë kthesën këtë javë ndaj Pogradecit, skuadër të cilën e presin në shtëpinë e tyre. Në fakt, duke qenë se kjo përballje nuk do të luhet në transfertë, verdheblutë janë të bindur se do ta fitojnë, pasi e ndiejnë që brenda fushës së tyre mundin çdo skuadër. Momentalisht elbasanasit ndodhen shumë larg synimeve të fillimsezonit, por gjithsesi ende nuk i kanë humbur shpresat për një vend të dytë, pasi këtë gjë mund t’ua ndalojë vetëm matematika. Madje, drejtuesit shpresojnë ende, sepse po mendojnë seriozisht që në merkaton e janarit të përforcojnë më tej grupin. E gjitha kjo do të varet edhe nga pozicioni ku do të jenë në përfundim të kësaj faze të parë, sepse nëse do të jenë shumë larg, atëherë edhe shpenzimet nuk do të bëhen.
Ardit Senja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"