Vecaj: Dua më shumë minuta te Teuta, Shkëmbit jam munduar t’ia mbush mendjen, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2018 | 19:32

Vecaj: Dua më shumë minuta te Teuta, Shkëmbit jam munduar t’ia mbush mendjen, por…

Lojtari i ndeshjes mes Teutës dhe Laçit u shpall Uendi Vecaj, dhe në intervistën pas ndeshjes për Supersport ai deklaroi:

vecaj

Ndryshuat lojën pasi u futët nga stoli…

Ishte një ndeshje pozitive, në të parën toleruam pak, pasi u duk sikur e filluam më superiorë se kudnërshtari. Në të dytën përmirësuam çdo gjë, morëm edhe barazimin. Stërvitemi për të dhënë maksimumin, dhe ishte pozitive si ndeshje.

Doni të luani më shumë titullarë?

Të gjithë duan ta fillojnë nga fillimi, por këtu ka shumë futbollistë të mirë. Unë stërvitem çdo ditë, dhe jap maksimumin, dhe mundohem të kap formacionin. Shpresoj që vitin që vjen të jem aty me çunat.

Keni bërë disa xixa në stërvitje për të bindur Shkëmbin?

Pa diskutim që e kam bërë, dhe kam bërë ç’të mundem t’ia mbush mendjen profesorit, por futbolli i tillë është, dhe duhet të pranoj çdo gjë.

Keni ende çfarë të jepni për këtë Teutë?

Mendoj se kam për të dhënë shumë më shumë, dhe do e arrij këtë gjë. Sa herë që futem nga stoli dhe nga formacioni, mundohem t’i jap një rrjedhë tjetër lojës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"