Vazhdon puna te Korabi, vijnë nëntë firma të tjera

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2016 | 15:45

Vazhdon puna te Korabi, vijnë nëntë firma të tjera

Skuadra e Korabit ka hedhur sot një tjetër hap drejt plotësimit të kontingjentit të saj për sezonin 2016-2017, duke i shtuar 9 emra grupit që ka në dispozicion trajneri Artan Mërgjyshi për fazën përgatitore.

korabi stervitje

Zëdhënësi për shtyp i klubit dibran, Eduard Ilnica, konfirmoi se këta lojtarë kanë hedhur firmat e tyre në kontratë pasi kanë gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Korabit dhe që nga dita e sotme mund të cilësohen pjesë e skuadrës.

“Meglid Mihani, Rudin Nako, Elvis Kaja, Vangjel Zguro, Dushko Dukiç, Elvis Prençi, Sokol Mziu, Daniel Jubani dhe Fatjon Kiri kanë firmosur të gjithë kontrata njëvjeçare”, theksoi ai për “Panorama Sport”. “Janë të gjithë emra të njohur për futbollin shqiptar, gjë që tregon për ambiciet dhe synimet e ekipit në sezonin e ri.

korabi mergjyshi

Deri tani kanë firmosur zyrtarisht 16 futbollistë, ndërsa vazhdon puna për përforcime të tjera. Jemi në bisedime edhe me dy sulmues, por do të bëjmë të ditur emrat e tyre kur të ketë diçka më konkrete”, sqaroi Ilnica.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"