“VAR-i bazohet në vendime personale”, Ançeloti: Te Reali kam mësuar si respektohet historia, Milani i harron traditat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2023 | 9:21

“VAR-i bazohet në vendime personale”, Ançeloti: Te Reali kam mësuar si respektohet historia, Milani i harron traditat

Largimi i Paolo Maldinit nga posti i drejtorit teknik të Milanit, ka shkaktuar polemika dhe të shumtë kanë qenë ata që kanë dalë kundër vendimit ët klubit për ta shkarkuar. Edhe vetë trajneri Karlo Ançeloti që është në drejtimin e Realit, ka folur në lidhje me këtë vendim.

aNCELOTI

Ai u shpreh se drejtuesit e Milanit nuk e respektojnë historinë dhe traditat, ndryshe nga Real Madridi ku ka mësuar se si vlerësohen figurat. Trajneri u ndal edhe një herë tjetër te sistemi VAR ku sërish u duk skeptik.

“VAR ka hequr pushtetin e arbitrave dhe po bëhen vendime që nuk janë në lidhje me shpirtin e futbollit. Për shembull kemi rastin e prekjes me dorë. Nuk ka diçka objektive por është vendim personal. VAR-i po përdoret në mënyrë të gabuar.

Maldini? Në Madrid kam mësuar se historia e një klubi respektohet gjithmonë. Figura si Di Stefano, Amançio, Gento e Pushkash janë vlera ekskluzive ndaj të cilëve ka gjithmonë vlerësim dhe nder. Historia duhet që të mbrohet gjithmonë dhe ajo që ndodhi ndaj Maldinit është një mungesë e kulturës historike dhe respekti për traditën e Milanit. E vërtetë që historia nuk fiton por historia të mëson që të fitosh. Te Milani e harrojnë traditën”, u shpreh Ançeloti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"