“U treguam naivë”, Gvozdenoviç nuk fshihet: Sulmojmë e luajmë, por edhe sot e mbyllim pa pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2023 | 19:17

“U treguam naivë”, Gvozdenoviç nuk fshihet: Sulmojmë e luajmë, por edhe sot e mbyllim pa pikë

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, mendon se skuadra e tij tregoi naivitet në humbjen përballë Dinamos. Tekniku i bardhekuqve pranoi se skuadra duhej të bënte më mirë në momente të veçanta, teksa ka një problem të dukshëm në repartin e avancuar.

bandicam 2023-10-31 19-09-23-583

“Ishim naiv, edhe goli i parë, edhe i dytë. I pari ishte nga një krosim 25 metra, jo shumë top i fortë pas shpine, nuk ishim vendosur mirë në zonë, ishim tre lojtarë me një dhe ai përsëri shënoi. Pastaj ishte e vështirë, kur barazuam ishim pak të nervozuar, nuk e kuptoj se pse. Se me 1-1 ishim në rregull. Kur erdhi goli i dytë, ishte e vështirë. Sot mungoi pasi i fundit, mungoi krosimi më i mirë, edhe një sulmues brenda zonës, një lojtar i mirë me kokë se ishim me shumë krosime. Ishim edhe pa fat se kur erdhi një krosim i mirë, ishte Prençi që nuk kapi topin, pak edhe fat. Por nuk mund të them se meritonim humbjen, prapë jemi pa pikë. Në rregull, sulmojmë e luajmë, por në fund jemi sot pa pikë dhe kjo nuk është e mirë.

Ndoshta Frenki mund të marrë më shumë minuta. Sot, ai ishte në fushë 35 minuta bashkë me shtesat, por edhe ai nuk është ende fizikisht 100% gati, vjen pa fazë. Ndoshta mund të bëhet një opsion plus për ne.

Kur nuk shënuam gol, nuk gjetëm opsion të mirë, Por ideja ishte të luajmë nga krahët me Likën dhe Ergin në minutat e fundit, të bëjmë shumë krosime se në zonë kishim Uçe, Frenkin dhe Rashicën. Pastaj ideja e dytë ishte mes linjave, do vinte Rashica. Këto ishin idetë për të shënuar sot por nuk funksionoi mirë”, tha Gvozdenoviç për “MCN” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"