U transferua me bujë, Drita “përzë” ish-sulmuesin e Tiranës dhe Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2019 | 19:26

U transferua me bujë, Drita “përzë” ish-sulmuesin e Tiranës dhe Flamurtarit

Ish-kampionët e Kosovës në sezonin 2017-2018 Drita do të heqë nga radhët e veta ish-sulmuesin e Flamurtarit dhe Tiranës Xhilberto Fortunato. Braziliani nuk po arrin të përmbushë pritshmëritë e drejtuesve të klubit gjilanas, edhe pse u soll me shumë bujë nga Bolivia.

Fortunato Drita

5 gola në 14 ndeshje nuk janë të mjaftueshme për një ekip që synon gjithmonë të fitojë titullin kampion dhe sidomos për eksperiencën e madhe të 32-vjeçarit duhej të kishte arritur më tepër se kaq. Lajmin e konfirmon ‘’Radio Star’’.

“Intelektualët’’ larguan disa javë më parë dhe ish-sulmuesin e Partizanit Lukas Kardozon, i cili nuk u përshtat gjatë këtyre muajve me ekipin nga Kosova.

Drita Fortunato

Eksperienca e Fortunatos mund t’i bëjë punë shumë ekipeve të kampionatit shqiptar, megjithatë braziliani nuk ka bërë asnjë koment nëse një ditë do të kthehet sërish të luajë në Kategorinë Superiore. Ai është futbollisti që i dha fitoren e fundit Tiranës në derbi në 7 shkurt të 2014 kur realizoi golin vendimtar të triumfit ndaj Partizanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"