U tërhoq nga Formula 1 sezonin e kaluar, Vetel rikthehet sërish në pistë me makinën e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2023 | 13:14

U tërhoq nga Formula 1 sezonin e kaluar, Vetel rikthehet sërish në pistë me makinën e…

Sebastian Vetel u tërhoq nga garat në fund të sezonit të kaluar, me katër-herë kampionin e Botës që u shpreh se do të përqendrohej më së shumti në jetën e tij private.

VETEL 1

Por duket se pasioni për garat nuk është zhdukur ende nga gjermani, i cili ka zgjedhur të rikthehet sërish në pistë.

Ai do të marrë pjesë në “Goodwood Festival of Speed”, një festival tradicional që zhvillohet në Angli nga data 13 korrik, deri më 16 korrik.

Ai aty do të ngasë makinën FW14B të Uilliams të vitit 1992, e cila i përkiste Nigel Mansell.

vetel mansell

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"