U provua te Vllaznia, futbollisti ekuadorian përfundon te skuadra e Kategorisë së Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2023 | 22:52

U provua te Vllaznia, futbollisti ekuadorian përfundon te skuadra e Kategorisë së Dytë

Nga Shkodra përfundon në Pukë. Ekuadoriani Frand Obando nuk e kaloi provën te Vllaznia, por ka qëndruar sërish në Shqipëri. Pak kilometra larg ka shkuar, në fakt, pasi i është bashkuar zyrtarisht Tërbunit. Gjasat janë që të shkojë drejt firmës, pasi cilësitë për këtë ligë nuk i mungojnë.

VLLAZNIA

Altin Xhahysa ka marrë edhe një tjetër “dhuratë” për ofensivën. Në ekip është kthyer Anderson Filipi. Mesfushori i krahut u stërvit për një muaj te Laçi, por pa nënshkruar dot një marrëveshje.

Te pukjanët e ka gjetur derën e hapur. E megjithatë, drejtuesit nuk do ta lënë me kaq merkaton e verës. Priten edhe dy përforcime të tjera për Kategorinë e Dytë, e megjithatë emrat do të zbardhen në vijim.

DITMAR PEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"