U lejua të merrte pjesë në Australia Open, por Xhokoviçit i bëjnë gjëmën në aeroport

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2022 | 19:07

U lejua të merrte pjesë në Australia Open, por Xhokoviçit i bëjnë gjëmën në aeroport

Novak Xhokoviç nuk po gjen qetësi. Ylli i tenisit dhe stafi i tij janë ndaluar në aeroportin e Melburnit.

XHOKOVIC 1

Shkak ka qenë një problem me vizën dhe autoritetet kanë ndalur atë dhe ekipin e tij të hyjnë në Australi. Ministrja e Sporteve tha se nuk do t’i japin një vizë speciale tenistit serb.

“Qeveria Federale na ka pyetur nëse do të mbështesim aplikimin për vizë të Novak Xhokoviç. Ne nuk do t’i japin Xhokoviçit vizë speciale për të marrë pjesë në Australia Open.”

Pjesëmarrja në Australia Open bën që të gjithë të jenë të detyruar për tu vaksinuar, por Xhokoviç është toleruar për arsye mjekësore.

mministrja

LEXO EDHE: Vaksinimi kusht për pjesëmarrjen në Australia Open, zbuloni arsyen se pse Xhokoviç u tolerua

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"