U dëmtua kundër Bajernit, ja sa do të qëndrojë jashtë fushave Elseid Hysaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2024 | 10:11

U dëmtua kundër Bajernit, ja sa do të qëndrojë jashtë fushave Elseid Hysaj

Elseid Hysaj ishte i pafat në duelin ndaj Bajernit të Mynihut, ku Lacio i tij triumfoi me rezultatin 1-0.

hysaj

Mbrojtësi shqiptar e nisi si titullar përballjen, por nuk mundi ta çonte deri në fund. Hysaj la fushën përpara kohe për shkak të një dëmtimi të pësuar në kavilje. 30-vjeçari nuk mundi të vijonte më lojën pas lëndimit të pësuar, duke lënë kështu fushën në minutën e 60-të, teksa vendin e tij e zuri Laxari.

Për 60 minutat që qëndroi në fushë, Hysaj bëri një paraqitje dinjitoze duke u vlerësuar pas ndeshjes. Sa i përket dëmtimit, asgjë serioze për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, edhe pse ka një ndrydhje të fortë të kyçit të këmbës.

Nga ekzaminimet e bëra, Hysaj pritet që t’i mungojë Sarrit 2 deri në 3 javë, por nuk përjashtohet edhe një rikthim edhe më i hershëm. 30-vjeçari këtë sezon nuk ka luajtur një numër të lartë ndeshjesh, por ato në Ligën e Kampioneve, trajneri e ka zgjedhur titullar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"