“U bëra i varur nga kokaina sapo lashë futbollin”, rrëfimi i trishtë i legjendës së Liverpulit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2024 | 23:44

“U bëra i varur nga kokaina sapo lashë futbollin”, rrëfimi i trishtë i legjendës së Liverpulit

Legjenda e  Liverpulit, Dani Mërfi ka qenë një nga lojtarët më të mirë të historisë së “të kuqve”. Me ta ai fitoi një Europa Ligë, një Supërkupë Europe, një Kupë FA dhe shumë trofe të tjera. Megjithatë ai pati një histori tepër të trishtë, pasi la futbollin ku u bë i varur nga kokaina. Këtë gjë e pranoi vetë një në podcast ku më tepër shtoi:

skysports-danny-murphy-liverpool_3913634

“Kur nuk ka futboll, atëherë të gjitha problemet e tua duken si mal. Kur ishe lojtar kishe mbështetjen e të gjithëve të gjallëve, çfarëdo që të duhet, mund të kontaktosh këdo, paratë vazhdojnë të vijnë. Babai im ka ndërruar jetë ndërsa unë isha në Totenhem, ai kishte kancer, u nda nga jeta vetëm pas disa muajve. Kur nuk ka futboll, atëherë problemet janë shumë më të mëdha.

Nuk kam pasur problem me pijen dhe alkoolin, kam përdorur kokainë, mariuanë. Nuk kam pasur problem me pijen, nuk e teproj, kam pasur zili, kam ardhur në një pjesë të jetës sime ku mendoja se nuk mund të bëja asgjë nëse nuk do të merrja kokainë. Filloi ngadalë, një herë, dy herë në javë ose diçka e tillë. Më pas gjërat ndryshojnë shpejt”,- tha Mërfi, duke vënë në dukje se ai u shërua në një moment, por varësia u kthye shpejt.

Ai si lojtar ka luajtur me ekipe të tjera përveç Liverpulit, të tilla si Totenhem, Fulhem dhe Bllekburn. Në total ka zhvilluar mbi 700 ndeshje në Premier Ligë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"