U-17/ Tirana dhe Shkëndija T. shkojnë në finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2016 | 14:21

U-17/ Tirana dhe Shkëndija T. shkojnë në finale

Kanë përfunduar dy ndeshjet e play-off-it në garën për titullin kampion në grupin e U-17-ës. Dy skuadrat finaliste do të jenë Tirana dhe Shkëndija që do të përballen për titullin. u-17 TiranaBardheblutë e vegjël mposhtën me rezultatin 2-0 skuadrën e Skënderbeut. Beshiraj dhe Keqa i kanë dhënë fitoren skuadrës duke e çuar në finale. Ndërsa Shkëndija e Tiranës ka mposhtur 4-0 skuadrën e Flamurtarit. Golat për skuadrën e Mahmutajt u realizuan nga Mersinaj, Duraj, Cokaj dhe Muça.
Skënderbeu – Tirana 0-2
Golat: Beshiraj 54′, Keqa 70′
Shkëndija T. – Flamurtari 4-0
Golat: Mersinaj 7′, Duraj 8′, Cokaj 43 (p), Muça 48′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"