“Turbina është një skuadër që ka kualitet”, Rustemi pret barazim në Cërrik pa 5 titullarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2022 | 12:09

“Turbina është një skuadër që ka kualitet”, Rustemi pret barazim në Cërrik pa 5 titullarë

Oriku kërkon të mos dalë pa pikë nga transferta e Cërrikut. Trajneri Arlind Rustemi e quan tejet të rëndësishme ndeshjen me Turbinën, pasi pret që të konsolidojnë pozitat dhe të shkojnë të qetë në pushimin e kampionatit.

arlind rustemi

Edhe pse do të udhëtojnë me 5 mungesa (të dëmtuar janë Shkreli, Sinaj, Moqi e Xheferson dhe Llambro me kartonë), trajneri nuk është i shqetësuar. Ai e ka zgjidhur tashmë çështjen e formacionit.

Gjatë një deklarate të dhënë enkas për “Panorama Sport”, numri një i pankinës thotë: “Luajmë në Cërrik dhe është një ndeshje shumë e rëndësishme për të konsoliduar pozitat në klasifikim. Pas kësaj jave, ndalet edhe gara prej Botërorit. E rëndësishme është të mos të dalim pa pikë duke parë dhe gjendjen aktuale në skuadër, pasi në këtë ndeshje mungojnë pesë titullarë. Turbina, pavarësisht pozicionit në tabelën e klasifikimit, është një skuadër që ka kualitet dhe për mendimin tim nuk duhet të ishte me këto pikë”.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"