Triumfi ndaj Barcelonës, Xhud Bellingam: Lukas je një bastard, çfarë fitore!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2024 | 21:47

Triumfi ndaj Barcelonës, Xhud Bellingam: Lukas je një bastard, çfarë fitore!

Xhud Bellingam nuk shënonte prej disa ndeshjesh. Por ai ka zgjedhur ndeshjen më të rëndësishme në La Liga për t’u kthyer te goli.

bellingam

Ai ka shënuar kundër Barcelonës golin e fitores 3-2 që e ka afruar Realin me titullin kampion në La Liga. Anglezi ka festuar si i çmendur në fund të takimit. Ai ka zgjedhur rrjetet sociale për të shprehur gëzimin e tij për këtë sukses, por dhe për të përgëzuar një hero të heshtur të Realit, Lukas Vaskez, autor i një goli dhe një penalltie të fituar në takimin e së dielës.

“Lukas Vaskez, je një bastard, çfarë ndeshje ke bërë, shkroi ai në “X” – Kemi bërë një tjetër ndeshje të madhe që na afron me titullin. Jemi pranë”.

PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"