“Triumf i shkëlqyer”, reagimi i Arturo Vidal për fitoren e Kilit ndaj Shqipërisë: Shënuesi u kthye

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2024 | 12:35

“Triumf i shkëlqyer”, reagimi i Arturo Vidal për fitoren e Kilit ndaj Shqipërisë: Shënuesi u kthye

Mesfushori Arturo Vidal përdori rrjetet e tij sociale për të festuar fitoren 3-0 të Kilit ndaj Shqipërisë në miqësoren e tyre ndërkombëtare, në një datë të FIFA-s ku ai u la jashtë skuadrës së trajnerit Rikardo Gareka.

vidal

Vidal e ndoqi ndeshjen në televizion dhe pas fishkëllimës së fundit ai postoi një storie në Instagramin e tij me një mesazh për lojtarët: “Fitore e shkëlqyer”.

1

Veç kësaj, “Mbreti” vuri në dukje golin e Eduardo Vargas në rikthimin e tij në kombëtare duke shkruar: “Shënuesi është kthyer”. Të dy publikimet ishin stolisur me fotografi të festës.

2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"