Tri ndeshje pa fitore, Laçi rigjen “gjahun” e preferuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2023 | 10:51

Tri ndeshje pa fitore, Laçi rigjen “gjahun” e preferuar

Laçi humbi në sekondat e fundit ndaj Partizanit, në një ndeshje ku i pati të gjitha shanset për të dalë me tri pikë, por që nuk mbajti dot as barazimin.

DGGH

Ndaj të kuqve kampion në fuqi nuk mjaftuan tentativat drejt portës të kapitenit Ujka apo mesfushorëve Manellari dhe Melo. Kjo ishte ndeshja e pestë që trajneri Mirel Josa drejton kurbinasit këtë kampionat, teksa e nisi me dy fitore radhazi kundër Tiranës dhe Skënderbeut, ndërsa më pas erdhi humbja në Kukës dhe barazimi ndaj Erzenit dhe së fundmi disfata me Partizanin.

Në pesë ndeshje në total me Josën në krye të stolit, bilanci është dy fitore, dy humbje dhe një barazim. Aktualisht kurbinasit pozicionohen në vendin e katërt me 14 pikë, duke qenë brenda objektivave. Ndeshja e radhës për Laçin është kundër Teutës të dielën në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.

I vetmi lojtar që pritet të mungojë është mesfushori Ledjo Tresa, i cili ende nuk e ka kaluar dëmtimin e pësuar dy javë më parë. Kundërshtari i radhës është “gjahu” i preferuar i bardhezinjve, pasi në pesë ndeshjet e fundit mes tyre për llogari të kampionatit, Laçi ka arritur vetëm fitore. Në takimin e fazës së parë kurbinasit e drejtuar në atë ndeshje nga Skerdi Bejzade, fituan me rezultatin e thellë 6-1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"