Trajneri Magani zgjedh te të rinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2014 | 11:10

Trajneri Magani zgjedh te të rinjtë

Magani me nje femijeDy futbollistë nga Tirana e 19-vjeçarëve i janë bashkuar dje skuadrës së parë në “Skënder Halili”. Dy mesfushorët: Admir Merdosti dhe Majkëll Peçi janë zgjedhur nga Gugash Magani për t’u stërvitur me skuadrën e parë. Të dy lojtarët u janë bashkuar bardhebluve në seancën e parë të javës. Magani ka ndjekur disa ndeshje nga të rinjtë e Tiranës për të pikasur aty lojtarët premtues. Aktualisht nga skuadra e 19-vjeçarëve me ekipin e parë stërviten Grend Halili, Hans Llagami dhe Maldin Nuriu. David Domgjoni, si pjesë e skuadrës së parë, është aktivizuar edhe me ekipin e të rinjve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"