Trajneri i ri i Bajernit, Eberl frenon Zidan: Pyeteni Zizunë, a di anglisht?!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2024 | 10:52

Trajneri i ri i Bajernit, Eberl frenon Zidan: Pyeteni Zizunë, a di anglisht?!

Raportimet e prestigjiozes katalanase “El Mundo Deportivo” e bën të sigurt firmosjen e bashkëpunimit Zidan-Bajern, por që ka mbetur e tillë vetëm në teori. Anëtari i bordit Maks Eberl pas suksesit ndaj Union Berlin ka komentuar pasuesin e Tomas Tuhelit, duke dhënë sinjale edhe për emrin e ri:

zidan

“Di t’ju them se jemi në fazën finale për trajnerin. Na nevojitet edhe pak kohë deri në mbylljen e të gjitha bisedimeve. Kam dëgjuar të qarkullojë në media emri i Zinedin Zidan. E rëndësishme është që zëvendësuesi i Tuhelit të di minimalisht anglisht. A e di Zizu këtë gjuhë?!”

Pyetje e cila la të shtanguar gazetarët në zonën e prononcimeve. Nga mediat italiane po qarkullon një tjetër pistë, e cila përkon me emrin e Masimiliano Alegrit. Por kush është “shkuesi” i këtij aksi? Sipas burimit të “Calciomercato” Ariedo Braida është në bisedime për t’u afruar në gjirin e bordit të bavarezëve. Ai ka punuar më herët në pozitën e këshilltarit te Barcelona gjatë viteve 2015-2019, por mbahet mend për afrimet e goditura te Milani i viteve të arta. I preferuari i Braida është Alegri, teksa me shumë gjasa do pasonte Ançelotin, i fundit italian që ka mbajtur “frerët” e gjermanëve në ciklin 2016- 2017. Ksabi Alonos dhe Julian Ngelsman u lakuan fillimisht, por u rrëzuan shumë shpejtë si pista.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"