Trajneri i Orikut me teknika të reja stërvitje, Shabani çon ekipin në… plazh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2021 | 15:45

Trajneri i Orikut me teknika të reja stërvitje, Shabani çon ekipin në… plazh

Oriku stërvitet në plazh. Trajneri Besmir Shabani po “shtrydh” ekipin me seanca intensive, si në palestër, fushën sportive dhe në pyll. Dje ka qenë radha e plazhit. Ekipi ka zhvilluar një seancë në rërën e Plazhit të Vjetër në Vlorë.

DINAMO ORIKU

Skuadra ka realizuar ushtrime të ndryshme, kryesisht të karakterit fizik, por duke dhuruar edhe spektakël për pushuesit e shumtë në këtë plazh që kanë qenë kureshtarë dhe kanë ndjekur nga çadrat stërvitjen e futbollistëve. Oriku edhe për sezonin e ri ka ruajtur grupin e lojtarëve.

Boshti i ekipit, me lojtarë si Azizi, Gjonaj, Çaushaj, Gjinaj dhe Qejvani, ka qëndruar besnik duke respektuar edhe kontratën, pavarësisht se skuadra ra në Kategorinë e Dytë. Sot me ekipin bashkohet edhe David Bocaj, ndërsa stafi është plotësuar me Albano Ahmetin. Pritet edhe ndonjë afrim cilësor, që organika të kompletohet.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"