Trajneri i Junajtid nuk i zë besë krizës së bluve, Ten Hag: Ata mbeten Çelsi, mund të mposhtin çdo rival

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2024 | 14:11

Trajneri i Junajtid nuk i zë besë krizës së bluve, Ten Hag: Ata mbeten Çelsi, mund të mposhtin çdo rival

Trajneri i Mançester Junajtid, Erik ten Hag është i kujdesshëm ndaj kërcënimit që paraqet Çelsi përpara takimit të tyre të sotëm në “Stamford Bridge”, pavarësisht se blutë po kalojnë një sezon të vështirë. “Djajtë” udhëtojnë në Londrën Perëndimore me shpresën për të mbajtur gjallë shanset e tyre të pakta për një renditje në katër vendet e para, por Ten Hag beson se skuadra e Mauricio Poçetinos mund të mundë këdo.

ten hag

“Është një kompeticion i vështirë, është shumë e ngushtë dhe gjithashtu shumë e vështirë prej lojtarëve që janë në dispozicion ose jo”, tha holandezi në konferencën për shtyp të mërkurën. “Kur je në anën e duhur, mund të kesh një sezon të suksesshëm, por kur je në anën e gabuar, mund të kesh një sezon shumë më të vështirë. Për pjesën tjetër, ata kanë një ekip fantastik, lojtarë fantastikë dhe luajnë futboll shumë të mirë. Ata mund të mundin këdo dhe e kanë treguar këtë në këtë ligë”.

Në ndeshjen e fundit, Junajtid shpërdoroi një fitore të vonë kundër Brentfordit, pasi golit të Maunt, iu përgjigj Ajer tri minuta më vonë. Ten Hag pranoi se skuadra e tij nuk duhet ta kishte lejuar që të ndodhte kjo pasi kaloi aq vonë në avantazh: “Unë kam mjaft gjatë në futboll për të ditur dhe disa prej jush duhet të kuptojnë gjithashtu pse ndodhin gjëra të tilla. Ndonjëherë ju nuk jeni duke luajtur mirë, por ne jemi Mançester Junajtid, ju duhet të fitoni dhe nuk mund ta dhuroni atë si ne. Ky ishte zhgënjimi më i madh për mua. Por ne vazhdojmë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"