Trajneri i Apolonisë, Mërgjyshi: Rezultati në Ballsh u vendos nga episodet dhe mungesat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2024 | 23:26

Trajneri i Apolonisë, Mërgjyshi: Rezultati në Ballsh u vendos nga episodet dhe mungesat

Trajneri i skuadrës fierake tregon arsyet që ndikuan te humbja në Ballsh. Pas ndeshjes trajneri Artan Mërgjyshi për “Panorama Sport” u shpreh:

Mergjyshi

“E kishim përgatitur mirë këtë ndeshje për të cilën vendosën episodet. Në pjesën e parë i rezistuam Bylisit dhe bëmë lojë, madje duke bllokuar hapësirën e ekipit vendës. Kishim mungesa, ose më saktë luajtëm të kushtëzuar. Umejego, një pikë referimi në sulm mungoi, kurse Maksuti luajti me U-19, ndërsa Trifoni që ka qenë në formë mungoi për shkak kartonësh.

Edhe Omeri është në rikuperim e sipër. Por ne jemi Apolonia, kemi shumë ndeshje përpara, të cilave do ua bëjmë hyzmetin për të qenë aty ku duhet. Luajtëm me një ekip që për mendimin tim është më i miri dhe këtë e tregoi me zëvendësimet. Nga kjo edhe u goditëm, sepse Bylisi ka shumë cilësi dhe kualitet në përbërje”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"