Trajneri i Anglisë: Largohem nga drejtimi nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 23:40

Trajneri i Anglisë: Largohem nga drejtimi nëse…

Garet Sauthgejt pranon se një Europian i vështirë verën e ardhshme mund të sjellë largimin e tij nga stoli i Anglisë. “Tre Luanët” po kalojnë ditë shumë të mira, ku dominuan grupin e tyre kualifikues të “Euro 2020”-ës, pas paraqitjes pozitive në Botërorin “Rusi 2018” ku hynë mes katër ekipeve më të mira.

sauthgejt

Në shortin e 30 nëntorit, ishullorët do të jenë kokë grupi dhe ata rreshtohen mes favoritëve për t’u rikthyer në “Wembley” në finalen e Europianit. “E ardhmja ime do të varet shumë se si gjërat do të shkojnë në verë”, thotë Garet Sauthgejt, i cili ka një kontratë për ta drejtuar kombëtaren deri në Botërorin e Katarit pas tri vitesh. “Kur kalon një javë si kjo që ne patëm, ndien se njerëzit mund të mos të duan më dhe nëse nuk ke më ngrohtësinë për të vazhduar, atëherë mund të nisësh ta përcjellësh këtë në skuadër. Kështu që unë jam realist sesa shpejt gjërat mund të kthehen. Por ne i kemi bërë gjithnjë planet afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjate gjatë 8 viteve të fundit”.

Dënimi që ai i bëri Rahim Sterlingut me një ndeshje pas sherrit me shokun e skuadrës Xho Gomez, nuk u prit mirë nga disa tifozë, të cilët e vërshëllyen mbrojtësin e Liverpulit pasi ai hyri në fushë në sfidën kundër Malit të Zi në “Wembley”. Sauthgejt do të jetë në kontakt të ngushtë me të dy futbollistët gjatë miqësoreve të marsit. Ditën e djeshme Anglia mësoi edhe emrin e një prej kundërshtarëve të saj më 31 mars. “Wembley” do të vizitohet nga Danimarka. Dy miqësoret e tjera në qershor, përpara nisjes së Europianit do të luhen jashtë Londrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"