Trajneri Bardhi, elozhe lojtarëve për fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2012 | 13:31

Trajneri Bardhi, elozhe lojtarëve për fitoren

Pas fitores me Adën e Velipojës, trajneri i skuadrës së Mamurrasit, Sinan Bardhi, ka bërë edhe një analizë me skuadrën e tij, duke i falënderuar të gjithë futbollistët për formën e treguar. Aktualisht mamurrzakët ndodhen në vendin e dytë të klasifikimit dhe janë një hap larg ngjitjes në Kategorinë Superiore, edhe pse ka ende shumë takime për t’u luajtur në kampionat. Tashmë nga të gjithë lojtarët kërkohet përqendrim maksimal dhe asnjë hap fals në ndeshjet e ardhshme, pasi kjo do të rrezikonte edhe mosrealizimin e objektivit final. Ndërkohë, për takimin e radhës ndaj Butrintit në transfertë, trajneri Bardhi do të ketë të gatshëm edhe sulmuesin Jushi, i cili ishte larguar për arsye personale drejt Italisë.
Shkëlqim Zani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"