Tragjedi në Milano, Italia nxin faqen e historisë (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2017 | 22:42

Tragjedi në Milano, Italia nxin faqen e historisë (Video)

E besoni apo jo, Italia ka ngelur jashtë Kampionatit Botëror Rusi 2018. Skuadra e Venturës nuk ka shkuar më shumë se barazimi 0-0 në shtëpi ndaj Suedisë, duke u eliminuar kështu nga eventi më prestigjoz i globit, pas humbjes në ndeshjen e parë me rezultatin 1-0.

Imobile

Kjo është hera e dytë që italianët mbeten jashtë një Botërori, tashmë pas 70 vitesh. Hera e fundit kur të kaltrit nuk morën pjesë  ishte në Suedi në vitin 1958.

Italia 55

Skuadra e Venturës bëri gjithçka, por nuk arriti të realizonte atë më të rëndësishmin, golin. Menjëherë pasi arbitri sinjalizoi fundin e takimit, publiku shpërtheu në vërshëllima, ndërsa lojtarët italianë në lot. Festa e gjitha për suedezët të cilët konfirmohet si ‘macja e zezë’ e Italisë.

Italia

 

 Itali 0-0 Suedi

54′ Shpëton për mrekulli porta e Suedisë pas fluturimit të Florencit.

 

43′ Janë përsëri italianët me Florencin, por ndërhyn mjaft mirë portieri Olsen duke larguar rrezikun.

 

39′ Një tjetër rast i pastër për Italinë me anë të Imobiles. Mbrojtësi suedez, largon në momentin e fundit topin që ishte duke shkruar drejt rrjetës.

27′ Rast ideal për Italinë, shpëton për mrekulli porta e Suedisë

FORMACIONET ZYRTARE

formacionet itali suedi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"