Tomori i shpëton dënimit, paguan kroatin Vrucina

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2015 | 11:44

Tomori i shpëton dënimit, paguan kroatin Vrucina

VrucinaTomori ka shlyer detyrimin ndaj fut bollistit kroat Jurica Vrucina. Në nëntor të vitit 2014, “Panorama Sport” zbuloi një sinjalizim të ardhur në zyrat e FSHF-së se FK Tomori kishte humbur gjyqin me sulmuesin kroat, i cili ka qenë pjesë e skuadrës beratase në sezonin 2012-2013 kur Tomori luante në Superiore. Në këtë mënyrë, FIFA e dënonte skuadrën beratase me zbritjen e tri pikëve nga renditja aktuale. Por, klubi duhej t’i shlyente edhe pagesën futbollistit, pasi, në rast të kundërt, skuadrës do t’i zbriteshin edhe gjashtë pikë të tjera. Në këtë mënyrë, mësohet se klubi i ka paguar futbollistit rreth 15 mijë dollarë dhe tashmë gjithçka është mbyllur. Kujtojmë që afati për pagesën ishte 31 janari. Vrucina luajti në disa takime miqësore në 2012-ën, por tregoi se kishte disa probleme fizike që nuk e lejuan të kthehej në një titullar fiks në skuadrën beratase. Atë sezon ai luajti vetëm 4 takime, nga të cilat vetëm një herë e nisi si titullar, pasi u dëmtua dhe u largua. Në këtë mënyrë, klubi beratas nuk e pagoi. Vrucina Jo vetëm klubi i Tomorit, por edhe vetë futbollisti kroat, Jurica Vrucina, ka pranuar për “Panorama Sport” kryerjen e pagesës nga klubi beratas, si edhe mbylljen e çështjes së hapur në FIFA. Por, ish-sulmuesi, për të disatën herë, nuk i është përgjigjur kërkesës së gazetës për një prononcim në lidhje me rastin që e risolli edhe një herë në kujtesën e tifozërisë beratase emrin e tij duke u mjaftuar vetëm me faktin se është shlyer. Aktualisht, Vrucina është pjesë e skuadrës kroate NK Nedelisce, e cila militon në Ligën e Tretë. Është mësuar se sulmuesi kroat sërish ka shfaqur probleme me  dëmtimin në gju që duket se është kthyer kronike. Interesante është se vëllai i tij më i madh, Bojan Vrucina, i cili ka një karrierë më të pasur se Jurica dhe madje ka luajtur edhe për Kombëtaren kroate, aktualisht është pjesë e një skuadre shqiptare, Shkëndija e Tetovës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"