Tizhani Reijnders: Mendja te Sasuolo, për Romën do të kemi kohë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2024 | 14:18

Tizhani Reijnders: Mendja te Sasuolo, për Romën do të kemi kohë

Me pesë goditje në drejtim të kuadratit, ishte lojtari i Milanit që tentoi më shumë golin. Pa fat Tizhani Reijnders në çerekfinalen e parë të Ligës së Europës, megjithatë ai nuk pranon të dorëzohet.

reijnders

Në një deklaratë të shkurtër për mediat holandeze, mesfushori i “Djallit” ka deklaruar: “U përpoqëm ta sulmonim më fort Romën, sidomos pas golit e më pas në pjesën e dytë, por nuk arritëm të shënonim. Duam të dhurojmë një tjetër paraqitje në shtëpinë e tyre. Do të jetë e vështirë sepse janë të fortë, por ajo që ka rëndësi është sfida me Sasuolon. Nuk duhet të ndalojmë përsëri”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"