Tirana, vizitë solidariteti në spital portierit të Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2014 | 11:10

Tirana, vizitë solidariteti në spital portierit të Partizanit

Tirana ngushellon Alban Hoxhen ne spitalNje perfaqesi e skuadres se Tiranes ka vizituar sot ne spitalin e Neo-Kirurgjise portierin e Partizanit, Alban Hoxha. Bashkeshortja e tij po kalon nje situate kritike shendetesore pas shtatzanise. Kater lojtare bardheblu, miq me Alban Hoxhen, dhe dy perfaqesues te klubit 24 here kampion te vendit, kane vizituar portierin e te kuqve per t’i percjelle mbeshtetje ne kete moment te veshtire dhe per t’i uruar nje sherim te shpejte të bashkeshortes. Nje shembull solidariteti mes futbollistesh, pavaresisht rivalitetit antagonist qe ekziston prej dekadash mes dy skuadrave kryeqytetase. Ky eshte nje rast qe tregon se sporti duhet t’i bashkoje njerezit edhe jashte fushave te blerta. Lojtaret e Tiranes meritojne respekt per kete veprim solidariteti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"