Tirana nuk dorëzohet, bardheblutë kanë marrë 26 pikë “in extremis”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2024 | 13:40

Tirana nuk dorëzohet, bardheblutë kanë marrë 26 pikë “in extremis”

Tirana është ekipi i “frymës së fundit”, teksa në dhjetë takime ka arritur të fitojë duke shënuar gol në limite.

tirana 1

Nga këto 10 ndeshje, Tirana ka marrë dy fitore dhe një barazim, duke shënuar gol në minutat 79 dhe 81, ndërsa në gjashtë takime të tjera ka fituar dhe një ka barazuar, teksa ka shënuar nga minuta e 88-të deri në minutën e nëntë shtesë. Gjithsej, Tirana ka grumbulluar 26 pikë në dhjetë takime, duke qenë ekipi i minutës së fundit. Abazaj ishte i fundit që i dhuroi Tiranës 3 pikë, por ai e kishte bërë më parë, si në sfidën me Egnatian dhe Erzenin që i kishte dhënë një pikë ekipi të Tiranës.

Bardheblutë gjithashtu kanë shënuar 50 gola në 31 javë. E veçanta është se 40 për qind të golave i ka shënuar nga minuta e 75-të deri në fund të lojës. Më saktë janë 20 gola të shënuar në fund të takimit. Tirana duket qartë se është ekipi më produktiv në fund të lojës, duke treguar edhe një herë se nuk dorëzohet, sido që të shkojë ndeshja. Bardheblutë kanë fituar 60 për qind të pikëve në fund të lojës. Një statistikë domethënëse, duke treguar se për 80 minuta lojë, ekipi “fle gjumë”.

PËRMBYSJET – Tirana është në këtë moment që flasim në vendin e pestë me 43 pikë. Gjithsesi, e veçanta është në këtë sezon se skuadra bardheblu etiketohet si ekipi i përmbysjeve. Kështu, nga 31 takime të luajtura, ekipi ka fituar 11 ndeshje dhe ka barazuar 10 të tjera. Nga 11 takimet 3 fituara, në pesë prej tyre Tirana ka triumfuar me përmbysje. Katër janë kundër Dinamos dhe Kukësit me të njëjtin rezultat 3-2, ndërsa një ndeshje është mbyllur 3-1, pikërisht sfida me Skënderbeun. Tirana i luan më shumë sesa gjysmat e ndeshjeve në shtëpi.

STATISTIKAT – Tirana në këtë kampionat, ka sulmin më të mirë me 50 gola, deri tani ka mbrojtjen më të keqe të kampionatit dhe të dekadës. Bardheblutë janë ekipi i parë që ka pësuar më shumë këtë kampionat, plot 46 gola. Një shifër alarmante. Bardheblutë janë sulmi më i mirë i kampionatit me 50 gola të shënuar në 31 javë. Gjithsesi, Tirana është shumë keq në mbrojtje, pasi ka 46 gola të pësuar në 31 javë, ose më shumë gola të pësuar edhe sesa vendi i fundit në kampionat, Kukësi. Për krahasim, Tirana ka pësuar më shumë gola sesa në sezonin më të keq të saj në dekadën e fundit. Me 46 gola të pësuar Tirana nuk ka mbyllur sezonin dhe ky është alarm. Një situatë që vazhdon të mos riparohet dhe është “thembra e Akilit” të bardhebluve. Në këtë moment që flasim, nënkampionët janë të pestët me 43 pikë. Tirana, me në krye Erbim Fagun, shtunën mori fitoren e parë pas dy javësh “agjërim”.

gffhgfh

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"