Thyhet Barça, Ksavi do të arnojë mesfushën/ Me Napolin improvizohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2024 | 22:05

Thyhet Barça, Ksavi do të arnojë mesfushën/ Me Napolin improvizohet

Ksavi Hernandez është në një nga momentet më kritike dhe delikate të karrierës së tij ende të shkurtër si trajner. Në prag të ndeshjes sigurisht më të rëndësishme të sezonit, ajo e kthimit të 1/8-ave së Ligës së Kampioneve kundër Napolit – skuadra është thyer në gjysmë, pas konfirmimit të lëndimeve të Pedrit dhe Frenki de Jongut, që duhet gjithashtu t’i shtohet atij të Gavit, i cili është jashtë fushës që nga nëntori.

ksavi

Tre pjesë bazë në skuadrën e Ksavit dhe të cilat ai nuk do të mund t’i ketë në asnjë rrethanë më 12 mars në Montjuïc. Për momentin, Ksavi ka vetëm katër mesfushorë natyralë në skuadër: Oriol Romeu, Serxhi Roberto, Ilkai Gyndoan dhe Fermin Lopez. Nga ky kuartet ka një që praktikisht nuk përshtatet në planet e trajnerit: Oriol Romeu. Pas një fillimi premtues të sezonit, gradualisht ai u zbeh derisa praktikisht u zhduk nga radarët.

Aq shumë që Ksavi ka testuar më shumë se një lojtar në pozicionin e tij, derisa gjeti Andreas Kristensen, një qendërmbrojtës i shndërruar në boshtin e mbrojtjes, si kandidati më i përshtatshëm. Danezi, me gjithë mangësitë e dukshme me topin për të luajtur topin, të paktën e ka vendosur skuadrën në fazën e mbrojtjes, ku ndihet më solid, siç është treguar në dy ndeshjet e fundit (kundër Getafes dhe Bilbaos, ku nuk është pësuar asnjë gol. Përveç Kristensenit, dy emrat e tjerë që pritet të jenë në njëmbëdhjetëshin kundër Napolit, janë Ilkai Gyndoan dhe Fermin Lopez.

Mesfushori gjerman është i vetmi mesfushor solid në skuadër, pasi ka luajtur praktikisht gjithçka dhe gjithashtu ka ofruar shifra më shumë se të spikatura, duke u dalluar me dhjetë asistet e tij. Nga ana e tij, Fermin, i cili do të luajë me statusin e lojtarit të skuadrës rezervë në Champions, prezantohet si zëvendësuesi më i përshtatshëm në mungesë të Frenkit. Teknikëve u pëlqen karakteri dhe qasja e tij, megjithëse ndonjëherë ai “lajthit” pak, duke kujtuar më shumë Gavin.

Mesfushori tjetër kandidat është Serxhi Roberto. Kapiteni, i cili ende nuk i ka zgjidhur problemet me “tendinën e Akilit”, i mungon skuadrës prej disa kohësh. Kjo nuk do të thotë që Ksavi nuk do të konsiderojë rikuperimin e tij nëse vendos të aktivizojë katër mesfushorë kundër Napolit. Sido që të jetë, sfida duket e madhe, pasi Ksavi ka humbur njerëzit e tij më të mirë në katedër.

Dhe eliminimi i Napolit dhe shkuarja në çerekfinale është bërë çështje statusi brenda klubit. Çdo gjë tjetër përveç kalimit të raundit mund të përfundojë me pasoja të paparashikueshme për skuadrën, ndër të cilat nuk mund të përjashtohej as shkarkimi i papritur i Ksavit.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"