Te Reali nuk festojnë të gjithë, Arda Gyler bëhet problem pas “El Clasico”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2024 | 17:59

Te Reali nuk festojnë të gjithë, Arda Gyler bëhet problem pas “El Clasico”

Real Madrid është në qiellin e shtatë teksa po bëhet gati të festojë përsëri titullin kampion, sidomos pas fitores ndaj rivalit të përjetshëm, Barcelonës. Por ndërsa “los blancos” po bëjnë gati festën, jo të gjithë duket se e përjetojnë njëlloj.

arda gyler

Në klubin madrilen tashmë ka një problem me emrin Arda Gyler. Mediat spanjolle raportojnë se në momentin kur Xhud Bellingam çoi topin në rrjetën e Ter Shtegen, duke shënuar golin e fitores 3-2 në ndeshjen e të dielës në darkë, të gjithë kërcyen për të festuar, përveç mesfushorit të talentuar turk. Ky i fundit qëndroi i vetëm në pankinë dhe nuk iu bashkua festës me shokët e skuadrës të cilët po i gëzoheshin golit që solli tre pikë dhe praktikisht bëri formalitet titullin kampion.

Arda raportohet se është shumë i mërzitur me aktivizimin e pakët të tijin, me vetëm 98 minuta në fushë në 7 ndeshje në total në këtë edicion. Ançeloti pritet të flasë shumë shpejt me të për ta bindur që të vazhdojë të presë momentin e tij. Por tashmë aludohet se ai mund të kërkojë të ndjekë hapat e Brahim Diaz, për të shkuar diku tjetër që të bëjë eksperiencë para se të kthehet si protagonist në klubin e madh spanjoll.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"